Sigurimet e pronave me 2009 u rriten me 15%
Pavaresisht se, ndryshimet e klimes, qe kane kulmuar ne zjarret ne vere dhe me permbytjet ne dimer nuk po i ndergjegjesojne shqiptaret t'i sigurojne pronat e tyre. Tregu i sigurimeve ne vendin tone dominohet nga sigurimi i detyrueshem i automjeteve dhe numri i kontratave vullnetare vijon te jete shume i ulet ne krahasim me mesataren rajonale. Mirepo situata ne kete drejtim, mesohet te kete permiresuar pak dy vitet e fundit. Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, ne harkun kohor te pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me nje strukture te permiresuar ne favor te sigurimeve vullnetare, qe ne 11-mujorin e 2009 sollen 46.31% te primeve te sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arriten vleren rreth 3,3 miliarde leke, ose 15.03% me shume se ne 11-mujorin e vitit 2008. Kjo rritje u shoqerua edhe me 38.87% rritje te numrit te kontratave te sigurimit vullnetar krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ne portofolet e prones, pergjegjesive, garancive me te ardhura rreth 1.740 milione leke ne total, vendin e pare e zune zjarri dhe demtime ne prone me 37.09 % te pasuara nga sigurimi i pergjegjesive te pergjithshme civile me 27.81% dhe me pas vjen sigurimi i garancive me 13.40%. Ne portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtese' verehet nje rritje prej 8.98 % e numrit te kontratave te sigurimit dhe rritje prej 11.34 % te volumit te primeve te shkruara bruto te ketij portofoli. Ne janar-nentor te vitit 2009, sigurimet e pergjegjesise kane pesuar nje ulje me 34.71% krahasuar me periudhen janar-nentor te vitit 2008. Sigurimet inxhinierike te analizuara vecmas si portofol ne sigurimet e pergjegjesive, ne kete periudhe paten nje ulje prej 50.57% ne volumin e primeve te shkruara dhe nje rritje me 35.19% ne numrin e kontratave, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Te ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shendetit ne periudhen janar-nentor te vitit 2009 arriten ne rreth 353 milione leke, duke shenuar nje rritje prej 24.53 % ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Peshen me te madhe e mbajten sigurimet e shendetit me 75.51 % te te ardhurave te ketij grupi.