Ambasada italiane: Studentët shqiptarë të paraqesin kërkesë për vizë rihyrëse
Studentëve shqiptarë, që janë në pritje të lëshimit për herë të parë të lejes së qëndrimit në Itali, mund të paraqesin kërkesë për vizë hyrëse. Ambasada italiane në Tiranë, përmes një komunikate shtypi, sqaron opinionin publik mbi procedurën e lëvizjes së studentëve shqiptarë që janë në pritje të marrjes së vizës hyrëse. Sipas njoftimit të Ambasadës, studentët shqiptarë, të cilët kanë faturën (riçevuten) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit për motive studimi dhe që janë kthyer në Shqipëri, edhe pse nuk gëzojnë nga lehtësirat e Urdhëresave dhe Komunikatave të Ministrisë së Brendshme të publikuara me anë të komunikatave për shtyp nga kjo Ambasadë, mund të paraqesin kërkesë për vizë rihyrëse pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pranë Konsullatës në Shkodër ose Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë, sipas vendbanimit në Shqipëri.
Dokumentet për lejeqëndrimi për motive studimi
Praktika e plotësuar dhe e nënshkruar nga i interesuari (Moduli 1).
Fotokopja e pasaportës apo i një dokumenti tjetër të barazvlefshëm.
Për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit duhet të paraqiten:
Fotokopja e certifikatës që provon kursin studimor që do të ndiqet, e vizuar nga Përfaqësia Diplomatike/Konsullore italiane, pas lëshimit të vizës së hyrjes;
Fotokopje e policës së sigurimit, e vlefshme në territorin kombëtar për periudhën e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit, kundër rreziqeve të sëmundjes dhe/ose aksidenteve.
Për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit duhet të paraqiten:
Fotokopja e dokumentacionit, që provon zotërimin e burimeve të duhura financiare për periudhën e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit. Studenti punëtor mund t’i provojë të ardhurat përmes plotësimit të modulit 2;
Fotokopje e policës së sigurimit, e vlefshme në territorin kombëtar për periudhën e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit, kundër rreziqeve të sëmundjes dhe aksidenteve;
Fotokopje e certifikatës, që provon kalimin e të paktën një prej provimeve të përfitimit për ripërtëritjen e parë dhe të paktën të dy provimeve për ripërtëritjet e tjera të lejes së qëndrimit, me përjashtim të shkaqeve për forcë madhore.
20 Mars 2009