Gërdeci, Qeveria ndryshon qëndrim: vetëm ndihmë ekonomike, jo pension të posaçëm
Ministri Duro: “Mungon baza ligjore, të plotësojnë formularët për ndihmë ekonomike”. Banorët kanë humbur familjarët dhe kanë pësuar dëmtime në shtëpi dhe prona
Laureta Rryçi
Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit do të përfitojnë vetëm ndihmë ekonomike dhe jo pension të posaçëm. Premtimi i pak kohëve më parë i qeverisë “Berisha” nuk do të mbahet për shkak se mungon baza ligjore. Të paktën ky ka qenë arsyetimi që i ka dhënë ministri i Punës, Anastas Duro, përfaqësuesit të familjarëve. Në këtë mënyrë, ministri u ka shpjeguar se familjarët duhet të përgatisin dokumentet për të aplikuar për ndihmë ekonomike. Burime pranë këtij dikasteri sqaruan se mungon baza ligjore që i përfshin si përfitues familjarët e viktimave për të përfituar pension të posaçëm. Familjarët që shpresonin se do t’u lidhej ky pension nga shteti kanë humbur të afërmit të tyre nga tragjedia si dhe kanë pësuar dëmtime nëpër shtëpi dhe prona për shkak të tragjedisë.
Premtimi
Banorët e Gërdecit kanë marrë përgjigje negative për pensionin e posaçëm që u ishte premtuar nga qeveria. Një nga përfaqësuesit e shoqatës, pas një takimi me ministrin Duro, ka mësuar se këta banorë mund të nisin aplikimet për ndihmë ekonomike në Bashkinë e Vorës ku janë të regjistruar. Edhe pse disa prej tyre kanë humbur nga tragjedia më shumë se një familjar, sërish nuk janë përfshirë në këtë skemë për të përfituar një pagesë të konsiderueshme nga shteti. Mësohet se përfaqësuesit e shoqatës kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga ky fakt. Nga tragjedia e Gërdecit u prekën të gjitha familjet që jetonin në këtë zonë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre familjeve patën viktima. Për këtë arsye, kryeministri Berisha pati premtuar se do t’u lidhej një pension i posaçëm këtyre familjeve për t’u ardhur sadopak në ndihmë.
Baza ligjore
Sipas legjislacionit në fuqi, për përfitimin e pensioneve të posaçme që jepen nga shteti, kanë të drejtë personat që kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta. Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës. Kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist. Personat që plotësojnë kushtet e përmendura më sipër përfitojnë pension të posaçëm shtetëror, në rast se nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror mbi pensionin që u takon nga sigurimet shoqërore. Kushtet e përfitimit, shuma dhe procedura për dhënien e pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
20 Mars 2009