E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadat e BE, kontakte me deputetët

Grevën e urisë së deputetëve shqiptarë po e ndjekin nga afër të gjitha përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Tiranë. Nga burime diplomatike mësohet se si selia e delegacionit të Komisionit Evropian, ajo e OSBE-së, por edhe përfaqësi të tjera kanë pasur kontakte me aktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare, por edhe me përfaqësues të deputetëve grevistë. Vetëm dy ditë më parë, një kuartet i rëndësishëm i diplomatëve të vendeve të BE-së kanë takuar kreun e Parlamentit, Jozefina Topalli. Pas këtij takimi është ndjekur një qëndrim pak si më njerëzor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›