Kryesia lejon vizitat në sallën e Parlamentit
Për herë të dytë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vizituar 10 deputetët grevistë, ku është interesuar për shëndetin e tyre. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka sjellë shqetësimin e Kryetares së Parlamentit, e cila ka vizituar nga afër dje në mesditë 10 ligjvënësit shqiptarë, që kanë zgjedhur grevën e urisë për të luftuar kundër bashkëpunimit PD-PS.
Kryeparlamentarja Topalli ka shkuar që të interesohet për shëndetin e deputetëve dhe për gjendjen në të cilën ata ndodhen. Vizita e Topallit përkon edhe me deklaratat që janë bërë në lidhje me gjendjen e keqe në të cilën ndodhen dy deputetë, njëri prej të cilëve vuan nga diabeti, një tjetër nga zemra dhe një tjetër nga luhatjet e tensionit. Topalli u interesua veçanërisht për shëndetin e Spartak Brahos, gjendja shëndetësore e të cilit ka qenë më e luhatshme, krahasuar me të gjithë të tjerët. Deri tani, dy partitë e mëdha, PD dhe PS, nuk e kanë plotësuar akoma kërkesën e grevistëve, të cilët do të vazhdojnë grevën deri sa t‘u plotësohen kërkesat. Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë gjithashtu u ka dhënë të drejtën deputetëve, apo ish-zyrtarëve të lartë që të shkojnë për të vizituar grevistët në sallën e Kuvendit. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, vizitën e parë e ka shënuar të mërkurën, ku në sallën e Parlamentit u takua me deputetët që ndodhen në grevë për lirinë e votës. Kodi i ri Zgjedhor ka gjasa që të miratohet në seancën plenare të së hënës, pavarësisht këmbënguljes deri në vetëflijim të 10 deputetëve të LSI, PDK dhe PS91.