E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadat, kontakte me qeverinë për të ofruar ndihmë

Ambasada Amerikane nëpërmjet një deklarate për shtyp i ofron shtetit shqiptar ndihmë ekonomike për të përballuar dëmet e shpërthimeve që kanë ndodhur në fshatin e Gërdecit. Nga ana tjetër edhe qeveria ka konfirmuar komunikimin e vazhdueshëm që ka me ambasadën amerikane, e cila ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë. Zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani, ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka marrë një ndihmë të menjëhershme nga Ambasada amerikane në Tiranë, Italia dhe Maqedonia. Po kështu, Kryeministri ka marrë mbështetje edhe nga ambasadori i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Edhe Komisioni Evropian ka akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›