E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS takim me kryetaret e bashkive

Durres

Organizimi i punes dhe koordinimi ne kuader te vitit elektoral ka mbledhur dy dite me pare sekretariatin e Partise Socialiste kreun e saj Edi Rama kreun e Asamblese Kombetare Gramoz Ruci ne nje takim me kreret vendore socialiste. Zhvilluar ne Durres takimi eshte perqendruar ne sqarimin e nje plani pune me vendoret ne varesi te sektoreve dhe drejtimeve te punes qe kane marre persiper sekretaret. Sipas ketij plani te detajuar te zgjedhurit socialiste do te ndihmojne njesoj si strukturat e tjera ne permbushjen e objektivave programore. Me sekretariatin kemi punuar me nje plan te detajuar per cdo fushe qe ata mbulojne. Secili do kerkoje nga ju kontribut bazuar mbi planin e pergjithshem eshte shprehur kreu socialist. Sipas tij cdo teme e diskutuar dhe cdo fushe e identifikuar ne funksion te zgjedhjeve kerkon kontribut elektoral nga kryetaret e bashkive te cilet kane nen administrim mjete dhe burime njerezore te medha. Ne kete kuader PS-ja shpesh i ka prezantuar te zgjedhurit e saj ne qytete te ndryshme te Shqiperise si modelin e vet te qeverisjes i ndryshem sipas saj nga ai i Partise Demokratike e per kete arsye dhe i konfirmuar disa here.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›