KQZ I jep mandatin kryebashkiakut te Fushe-Krujes pa deshiren e tij
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur qe mandatin e deputetit te dorezuar nga socialisti Seseri tia jape kryebashkiakut Gjon Bardhi. Edhe pse ai mban nje post drejtues si drejtues vendor KQZ ka respektuar renditjen e kandidateve per deputete te paraqitur per Qarkun e Durresit. Pro ketij akti kane qene te 7 anetaret e KQZ-se. Bardhi renditej i 6-i ne listen me te cilen PS garoi ne zgjedhjet e 2009-s pas Rudina Seserit tashme e dorehequr. Bardhi me 8 maj te 2011-s dy vite pas zgjedhjeve parlamentare u zgjodh kryebashkiak i Fushe-Krujes detyre te cilen nepermjet nje shkrese i njoftoi KQZ-se se deshiron ta vijoje. Sipas juristeve te PS-se mandati i Seserit duhet ti kaloje kandidatit vijues ne liste kryetarit te PS-se se Durresit Edison Konomi. Perderisa ligji e parashikon dhe Kushtetuta e thote qarte nuk mund te zgjidhen deputete personat te cilet e kane nje detyre detyra e tij eshte detyre publike pra ai ka nje mandat nga populli nuk mund te marre nje mandat te dyte atehere ne kerkojme te mos jete Gjon Bardhi per shkak se ai eshte ne kundershtim me nenin 68 por personi qe eshte poshte listes te zotit Bardhi i cili eshte zoti Konomi nr. 7- tha juristi i PS Eridian Salianji. Kjo gje eshte kundershtuar nga kreu i KQZ-se Ristani. Neni 164 thote se deputeti deklaron ne menyre publike para komisionit perkates te Kuvendit refuzimin per te bere betimin ose heqjen dore nga mandati. shte nje procedure qe i kalon sipas ligjit Komisionit te Verifikimit te Mandateve te Kuvendit u shpreh Ristani. Ndersa vete Bardhi ka depozituar kerkesen e mospranimit te mandatit te deputetit. Sipas nenit 69 te Kushtetutes nuk mund te kandidoje dhe as te marre mandatin pa dhene doreheqjen nje kryebashkiak apo kryetar komune. Keshilli i Rregulloreve dhe Mandateve te Kuvendit do te kete fjalen e fundit per rastin ne fjale megjithate PS do ta filloje seksionin e ri me nje deputet me pak. Vendimi i KQZ-se do ti shkoje Parlamentit. Me pas Gjon Bardhi i cili tashme mban dy teorikisht dy poste kryetar bashkie e deputet do te depozitoje ne Kuvend shkresen per mospranimin e postit te perfaqesuesit te popullit ne Kuvend. Me pas KQZ-ja duhet te mblidhet serish per te marre nje vendim per dhenie mandati te Edison Konomit.