Ambasadores Glover i mbyllen dyert, Grosrukut i hapen
Qeveria shqiptare shfaq dy standarde me monitoruesit e OSBE/ODIHR-it. Miku i Berishës pritet në takimet e nivelit të lartë. Glover, vetëm nga opozita
Qeveria shqiptare reflekton dy lloj standardesh në sjelljen me misionin e OSBE-së dhe atë të ODIHR-it; në njërën anë i mbyll dyert shefes së misionit afatgjatë të ODIHR-it, zonjës Odrei Glover, në anën tjetër pret me ngazëllim koordinatorin special të vëzhguesve afatshkurtër, zotin Volfgang Grosruk, i cili njihet edhe si miku i kryeministrit Berisha. Nëse zonjës Glover iu mbyll dera e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të pretendimeve që kishte qeveria për këtë kandidaturë, krejt ndryshe ka qenë sjellja me zotin Grosruk. Brenda një dite ai është takuar me krerët më të lartë të shtetit; zotin Berisha, zonjën Topalli, ministrin e Brendshëm, kreun e KQZ-së dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Axhenda e varfër e zonjës Glover
Axhenda e takimeve të ambasadores Odrei Glover, e cila është shefe e misionit vëzhgues të ODIHR-it, rezulton të jetë shumë e varfër përsa u përket takimeve të nivelit të lartë. Ndonëse ajo ka ardhur në Tiranë para datës 8 maj, moment kur nisi dhe misioni i saj në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ajo njoftohet publikisht të jetë takuar vetëm me kryetarin e PS-së Edi Rama dhe me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Madje, axhenda e ambasadores Glover është më e varfër sesa ajo e delegacionit të ODIHR-it, të kryesuar nga zoti Gerald Mishel, i cili u takua me drejtuesit më të lartë të qeverisë më 17 mars. Duke iu referuar të dhënave, zoti Mishell dhe delegacioni që e shoqëronte u takua me ministrin e Jashtëm, zotin Lulzim Basha, kryeministrin Berisha dhe zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni. Ndërkaq, sapo erdhi në Shqipëri zonja Glover, asaj iu mbyll dera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pak më vonë rezultoi se qeveria shqiptare ishte shprehur e pakënaqur në lidhje me kandidaturën e shefes së misionit, e cila në vitin 1996 ka qenë në krye të ODIHR-it në Varshavë. Kjo periudhë përkon me raportin kritik të OSBE/ODIHR-it për standardet e zgjedhjeve të 26 majit.
Axhenda e pasur e zotit Grosruk
Zoti Grosruk, i cili mban edhe postin e zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, sapo erdhi në Shqipëri u prit nga kryeministri Berisha dhe më pas nga ministri i Brendshëm, zoti Bujar Nishani. Kjo vizitë u parapri nga vizita e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotit Joao Soares, më 15 maj. Soares u takua me zotin Berisha, zotin Basha dhe kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli. Katër ditë më vonë, zonja Dora Bakojanis, në cilësinë e vendit që mban kryesinë e radhës së OSBE-së, firmosi dërgimin e zotit Grosruk në krye të misionit të vëzhguesve afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Grosruk vulos zgjedhjet
Ashtu siç është lajmëruar zyrtarisht nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, zoti Grosruk do të mbajë deklaratën paraprake në emër të OSBE/ODIHR-it, më 29 qershor, pikërisht një ditë pas zgjedhjeve. Kjo deklaratë bëhet pas grumbullimit të të dhënave të parlamentarëve të vendeve anëtare të OSBE-së, misionit të vëzhguesve afatshkurtër dhe misionit afatgjatë, që drejtohet nga zonja Glover.
11 Qershor 2009