Fushë Krujë, plagosen me armë zjarri 2 persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë orëve të vona të natës në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në një lokal në qytetin e Fushë Krujës ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se është plagosur shtetasi Shpëtim Duka ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i të plagosurit të dytë. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.