E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina përplas motorrin, vdesin burrë e grua

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryeqëzimit të Shënkollit ku një makinë me targa TR 6671 R e cila drejtohej nga Shaban Dajku ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonin 2 persona. Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Gjon dhe Dila Deda.
 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›