E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Stacion interurban dhe dy nenkalime Sonila Isaku

Infrastruktura dhe ndryshimi i Laprakes parashikohet ne 4 vitet e ardhshme, pas ardhjes se Lulzim Bashes ne krye te bashkise se Tiranes. Ky i fundit ka premtuar per banoret e kesaj zone, ndertimin e nje stacioni interurban ne zonen ku sot eshte stacioni i trenit, si dhe dy nenkalime te cilat do te ulin numrin e aksidenteve ne kete zone.

Projekti

Kandidati per kryetar i Bashkise Tirane, Lulzim Basha parashikon ne projektin e tij zhvendosjen e stacionit te trenit dhe ndertimin aty, te stacionit interurban te automjeteve. "Zgjatimi i bulevardit nga stacioni i trenit tek "Bregu i Lumit" do te shoqerohet me ndertimin e stacionit te ri te trenit dhe te stacionit interurban te kryeqytetit tone, ketu ne afersi te Laprakes. Bashke me stacionin e trenit ne do te zhvendosim edhe ate pjese te hekurudhes e cila kalon ketu ne njesine tuaj vendore, ne nje nga lagjet me te diskriminuara, qe merr jeten e banoreve ne menyre te vazhdueshme", ka pohuar Basha. Ne takimin me banoret e njesise bashkiake nr.11 ne Laprake, ku prezantoi kandidatin per kryetar te kesaj njesie, Haki Mustafa, Basha premtoi edhe zhvendosjen e hekurudhes qe kalon permes nje prej lagjeve me te diskriminuara te Tiranes, si dhe ndertimin e te pakten dy nenkalimeve per te lidhur dy zonat e banimit pergjate segmentit rrugor nga "Zogu i Zi", deri tek dogana. "Po keshtu, ju jap fjalen se investimin e gabuar, qe ndau Lapraken nga pjesa tjeter e qytetit, dhe per te cilen me dhjetera e dhjetera qytetare te lagjes suaj paguan me jeten e tyre, ne do ta zhbejme, duke ndertuar te pakten dy nenkalime qe do te lidhin keto dy pjese te Tiranes", ka theksuar kandidati i mazhorances. Ndersa nuk ka harrur te permende edhe ndertimin e Unazes se madhe, qe sipas Bashes do te nise punimet brenda gjashte muajve te pare te mandatit te tij.

Periferia

Projekti i Lulzim Bashes per Tiranen, i jep nje zhvillim te vecante zones tek "Bregu i Lumit", zone e cila sot eshte me e diskriminuara ne kryeqytet. Basha i ka garantuar banoret ne nje bashkebisedim me ta, se do t'i jepet fund diferencimit ne investime dhe mbledhjes se taksave pa siguruar sherbime. Po keshtu, kandidati per kryetar bashkie ne Tirane, Lulzim Basha garantoi se ujerat e zeza nuk do te derdhen me ne lumin e Tiranes, por ato do te perpunohen si ne cdo kryeqender tjeter evropiane. "Duam vec rrugen. Dal ne 5 te mengjesit vij ne 2, punoj kameriere, vec ne balte eci. Kanalizimet e gjithe Tiranes kalojne ketu poshte nesh e derdhen ne breg te lumit dhe vijne ketu, ne turinjte e femijeve tone", i tha Bashes nje banore. Kandidati per kryebashkiak siguroi se kjo gjendje do te marre fund. "Kolektoret nuk do te derdhen me ne lume, do te perpunohen ashtu sic perpunohen kudo ne bote. Ky eshte parakusht qe lumi i Tiranes te kthehet ne nje clodhje dhe ne nje vend ku njerezit te kene deshire te vijne. Te jeni te sigurt, qe diskriminim per shperndarje te investimeve nuk do te kete me", tha Basha.

Fenomeni i pagimit te takses dhe mosmarrjes se sherbimit eshte i pranishem edhe tek "Bregu i Lumit". "Cdo shtepi tek 'Bregu i Lumit' nuk do te jete me nje deshmi diskriminimi, por do te jete nje pasuri. Per kete ju jap fjalen sot dhe ne te kundert pas kater vitesh do me beni pergjegjes. Taksat e bashkise per qytetaret jane te larta. Taksat do t'i ulim per te gjithe qytetaret. Por ne vecanti per qytetaret ne nevoje, sic jane me qindra, sic jane me mijera ketu ne qytet", ka nenvizuar Basha. Sipas tij, per familjet ne nevoje do te aplikohet edhe ndihme sociale. Basha i ka njohur banoret me projektin e tij, qe i jep nje zhvillim te vecante zones. Shtrirjen e bulevardit nga stacioni i trenit deri tek "Bregu i lumit", projekt i cili zhvendos hekurudhen ku kane humbur jeten me dhjetera njerez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›