Pashkët, fluks emigrantësh në Kakavijë

Festa e Pashkëve ka rikthyer rradhët në doganën e Kakavijës ku është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë që vijnë për të kaluar festën me të afërmit e tyre .
Vetëm në 24 orët e fundit në doganën e Kakavijës kanë hyrë 10 mijë persona.
Mësohet se radha në tokën greke ka aritur deri në 2 kilometër. Radhët janë krijuar nga ardhja e menjehershme e emigrantëve, por edhe sepse pala greke punon vetëm me 3 sportele ndërkohë, që në doganën shqiptare punohet me 9 sportele.