Ambasadorët: Politika të distancohet nga dhuna
19/04/2011 OSBE, BE, SHBA apel partive që të bashkëpunojnë në përmbushjen e standardeve
“Evropa është në anën tuaj, por puna duhet të bëhet nga ju”
Ambasadorët SHBA-ve, të BE-së dhe të OSBE-së në praninë dhe të Presidentit të Republikës zhvilluan dje një takim me profesorë dhe studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Nga ana e tyre tre ambasadorët e akredituar në Tiranë u kanë bërë sërish thirrje partive politike të bashkëpunojnë për të arritur standarde demokratike në zgjedhjet e 8 majit.
Arvizu dhe Sekui
Në fjalën e tij para studentëve vlonjatë ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, duke iu referuar miratimit të buxhetit në SHBA, theksoi se bashkëpunimi mes klasës politike do të sjellë më shumë zhvillim. Ndër të tjera ai ka dhënë shembuj nga praktika zgjedhore në vendin e tij, mënyrën e votimit për buxhetin elektoral si dhe elemente të tjera demokratike. Ai për studentët ka cituar më pas në anglisht vargjet e Mjedës, “Liria”, të përkthyera më pas në shqip, duke thënë se “qytetarët shqiptarë kanë nevojë për optimizëm, që vargjet e Mjedës e shprehim mjaft qartë”. Ndërsa ambasadori i Këshillit Europian në vendin tonë, Sekui, u është drejtuar dje të rinjve se zgjedhjet duhet të përmbushin të gjitha standardet, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve kandidatët duhet të përmbushin me vepra premtimet e dhëna. Gjithashtu ambasadori Sekui u ka kërkuar qytetarëve që ti kushtojnë vëmendje qeverisjes vendore, duke u kërkuar llogari vendimmarrësve dhe të thonë fjalën e tyre. “Ne kemi kërkuar që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, është koha për të pasur largpamësi. Partitë politike të distancohen nga aktet e dhunës”, - tha Sekui.
Ambasadori i OSBE-ve
Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, i cili ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar dje në Universitetin e Vlorës, duke i konsideruar zgjedhjet lokale të 8 majit shumë të rëndësishme për vendin, tha se janë pikërisht shqiptarët ata që duhet të dëshirojnë një proces zgjedhor të suksesshëm. “Jam i ndërgjegjshëm që ne si komunitet ndërkombëtar shihemi si gjyqtarë të procesit, por më lejoni tju them se ky perceptim është i gabuar. Jeni ju shqiptarët ata që duhet të dëshironi suksesin e këtyre zgjedhjeve më shumë se kushdo tjetër”, - tha Volfart. Për ambasadorin e OSBE-së vendin kryesor në këto zgjedhje e kanë vetë qytetarët shqiptarë. Si një apel në këtë pikë, ai citoi presidentin amerikan Obama: “Ndryshimi nuk vjen duke pritur nga një tjetër. Ne jemi ndryshimi që po kërkojmë”. Më tej ai tha se “partitë politike duhet të kenë përgjegjësinë që këto zgjedhje të jenë të suksesshme dhe sipas standardeve. Këto zgjedhje duhet të funksionojnë. Të mos harrojmë se partitë politike kanë lidhur një marrëveshje për zgjedhjet. Gjithashtu duhet të ketë transparencë në procesin e financimit të partive politike”, - u shpreh Volfart. Në fund të fjalës së tij ambasadori i OSBE-së tha: “Kur zgjedhjet lokale të mbarojnë, ka nevojë për reformë zgjedhore, në mënyrë që të hidhen themelet për zgjedhjet e vitit 2013.”
Mbështetja e BE-së
Ambasadori i BE-së në Tiranë në takimin e tij të djeshëm me studentët e Universitetit të Vlorës tha: “Ju vetë të keni vlerë dhe peshë në jetën politike sociale nëpërmjet përfshirjes në procese demokratike dhe zgjedhjeve. Mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve është një nga 12 çështjet e kërkuara nga BE-ja, pasi është shumë i rëndësishëm një poçes i rregullt zgjedhor. Mbani mend se Evropa është në anën tuaj, por puna duhet të bëhet nga ju”, - u shpreh Sekui.
Institucionet
Ambasadori i OSBE-së kërkoi nga anëtarët e komisioneve zgjedhore, KQZ-ja në veçanti, të punojnë së bashku, në mënyrë që të sigurojnë krijimin e mjedisit të duhur për zhvillimin e zgjedhjeve. Volfart tha se një tjetër institucion i rëndësishëm me ndikim në procesin e zgjedhjeve është Policia e Shtetit. “Shpresojmë ta shohim të luajë të njëjtin rol që ka luajtur gjatë dy proceseve të kaluara”, - tha ai. Për Volfart mediet, si një tjetër faktor me rëndësi në zgjedhjet e 8 majit, “duhet të tregohen të drejta dhe të balancuara.”
Informimi
Një vend të rëndësishëm në fjalën e tij ai i kushtoi edhe medies dhe punës së saj informuese gjatë fushatës zgjedhore. “Ne kemi shumë medie, por kemi probleme me informimin. Kemi medie publike, por që imitojnë mediet partiake, medie të pavarura që u shërbejnë palëve të caktuara. I ftoj mediet që mes bilancit financiar afatshkurtër dhe besueshmërisë afatgjatë të zgjedhin besueshmërinë”, - apeloi Presidenti Topi. Ai ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 8 majit, në mënyrë që të vendosin ata për vete dhe jo të tjerët për ta.
Topi në Vlorë:
Asnjë skenar politik të mos rrezikojë zgjedhjet
Presidenti Topi nga qyteti i Vlorës deklaroi dje se asnjë skenar politik nuk mund të vërë në rrezik zgjedhjet lokale të 8 majit. Kreu i shtetit ishte i pranishëm në disa takime në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se aktorët kryesorë politikë janë përgjegjësit kryesorë për organizimin e zgjedhjeve, duke bërë që procesi të zhvillohet sipas të gjitha standardeve. “Asnjë nuk i ka penguar partitë politike të korrigjojnë vetveten dhe të përmirësojnë Kodin Zgjedhor”, - u shpreh Topi.
Një pikë tjetër në të cilën Presidenti u ndal gjatë fjalës së tij ishin edhe incidentet e fushatës. “U bëj thirrje partive të distancohen ndaj çdo incidenti. Ato duhet të jenë modeli i zbatimit të ligjit, ndaj çdo individ që abuzon me ligjin duhet të vendoset para përgjegjësisë”, - theksoi Topi. Duke bërë një përshkrim të situatës në vend, kreu i shtetit u shpreh se përtej flamujve partiakë “ka ngjashmëri mes kandidatëve, sepse problematika është e njëjta, por diferenca qëndron në faktin se çfarë projektesh ofrojnë kandidatët”. Gjithashtu ai ka vënë në dukje se janë konstatuar një sërë problemesh që karakterizojnë këto zgjedhje vendore, si debatet e tejzgjatura politike, disa incidente që cenojnë ligjin dhe imazhin, mungesa e transparencës së financimit të fushatës dhe mosbarazia gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve. “Klasa politike ta konsiderojë 8 majin një ditë të rëndësishme jo për të mbyllur ritualin e radhës, por për ta pasur si një pikë referimi për atë që do të vijë më pas”, - u shpreh Presidenti. Ai tha se zgjedhjet mbeten një test i rëndësishëm për vendin, por më pas vendi ka nevojë për një etapë të re mbipartiake në të mirë të zhvillimit.