E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bashkia do të investojë 1 miliard euro në infrastrukturë”

19/04/2011  Axhenda e kandidatit Basha

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, parashikon në planin e tij 1 miliard euro investime në infrastrukturë në 4 vjet. Në një takim me shoqatën e ndërtuesve Basha ka garantuar se do t’i jepet fund trajtimit klientelist nga Bashkia dhe të gjithë do të gjejnë hapësirat që meritojnë. Krahas përfundimit të planit urbanistik në një vit, Basha premtoi reduktim të kohës së dhënies së lejeve të ndërtimit në 30 ditë dhe heqje të burokracive. “Jo më vonë se maji i vitit 2012 plani urbanistik do të jetë i zbatueshëm. Ne do të nisim në një kohë të shkurtër një operacion për sa i përket infrastrukturës në Tiranë. Kronologjia e kësaj axhende fillon me tenderimin brenda këtij viti të një pjesë të unazës së madhe, me një vlerë fillestare të përllogaritur prej 270 milionë euro”, - theksoi Basha. Ai tha gjithashtu se tenderimi brenda këtij viti i projektit të kanalizimeve me një vlerë 100 milionë euro; brenda qershorit 2012 nisja e punimeve për linjën Kinostudio–Kombinat të tramvajit; 170 milionë euro rezervuar për nënkalime, parkime nëntokësore, akse të reja dhe 230 milionë euro për objekte të infrastrukturës sociale, kulturore, arsimore. Po dje gjatë prezantimit të kandidatit të minibashkisë nr. 7, Krenar Alimehmeti, Basha premtoi hapjen e rreth 10 mijë vendeve të reja pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›