E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët-Topi për krizën: Pres oferta nga Berisha dhe Rama

(UPDATE) Një ditë pas miratimit të rezolutës së Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, ndërkombëtarët i drejtohen presidentit për të lujatur rolin që i rekomandohet në të.  Duke i dorëzuar kreut të shtetit një kopje të këtij dokumenti, ambasadorët Lohan dhe Montobio, shprehën shqetësimin e Bashkimit Evropian mbi situatën politike në Shqipëri. Në komentet për rekomandimet e rezolutës që i referohen rolit të tij, presidenti Topi deklaroi se mirepret cdo nisme “serioze” qe do te ndermerret me partite per zgjidhjen e saj.

• Berisha: PD pranon Topin në negociata
• Rama: Jemi të gatshëm për negociata

Pas leximit të dokumentit që u miratua një ditë më parë,  kreu i shtetit
u tregua i keqardhur për faktin që një debat mbi funksionimin e
institucioneve demokratike në Shqipëri të zhvillohet në Strasburg.Në një kohë që Shqipëria ka qenë nga vendet e para ish-komuniste të
anëtarësuara në këtë institucion përfaqësues evropian. “Arritja e
qellimit te perbashket, integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian,
kerkon nga te gjithe nje angazhim serioz dhe funksionim te plote te te
gjitha institucioneve” -mësohet të ketë deklaruar Topi.

Po ashtu mësohet se takimi që u mbajt rreth ores 10:00 te paradites te
jete kerkuar nga vete ambasadoret.

Ky është i dyti brenda një periudhe të shkurtër që presidenti i vendit
zhvillon me ambasadorin spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e
radhës të Bashkimit Europian. Vetëm një ditë më parë, KiE i kërkoi
qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin fund krizës politike dhe të
ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.
Një thirrje u adresua edhe për presidentin e vendit, Bamir Topi si
ndërmjetësues ose negociator për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Azhornuar së fundi ( e premte , 29 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›