Gjykata Kushtetuese, Kosova eksperiencë nga Shqipëria
Gjykata Kushtetuese e Kosove, do te forcoje bashkepunimin e saj me gjykaten Kushtetues te shqipersie. Gjate vizites ne Tiranë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, deklaroi se qe prej krijimit jane gjykuar shtatë ceshtje.
“Vizita në Tiranë është pjesë e vizitës që gjykata Kushtetuese e Kosovës
i ka bërë organeve të rajonit me qëllim thellimin e bashkëpunimit të
ndërsjelltë sikurse eshtë sigurimi i ndihmës teknike, duke marrë parasysh
përvojën e madhe që ka gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kryesisht
bëhet fjalë për çështje të të drejtave individuale, dy raste ka pasur
për atë që quhet kontroll abstrakt i normës dhe raste të tjera sikurse
është e drejta e pronës” tha Enver Hasani, kryetar i Gjykates
Kushtetuese të Kosovës.
“Ne jemi ofruar që në momentet e bisedimeve që bëheshin për krijimin e
gjykatës dhe për konstituimin dhe nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore.
Kemi ndihmuar në tryezat e rrumbullkta që janë bërë në periudhën
fillestare me ekspertët tanë për të biseduar dhe zgjidhur problemet e
tyre të momentin fillestar të konstituimit. Tashmë edhe ne jemi të
interesuar të thellojmë bashkëpunimin sepse është në interes të dy
vendeve tona. është në interes të zhvillimit të jurisprudencës
kushtetuese dhe natyrisht të dy palët ramë dakort që këtë fillim ta
zgjerojmë edhe më tej dhe bashkëpunimi të jetë gjithmonë e më i mirë”
tha Vladimir Kristo, kryetar i gjykatës kKushtetuese të Shqipërisë.
Delegacioni i gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese te Kosoves, zhvilloi
viziten e pare ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise dhe me pas do te
zhvillojne takime ne institucionet e tjera te vendit.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi