E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi të gatshëm për negociata

Kryetari i Partise Socialiste shprehet i gatshem te ulet ne nje tryeze politike nen drejtimin e presidentit Topi, por per te nuk ka dialog per asnje marreveshje te negociuar per hetimin e zgjedhjeve. Sali Berisha, sipas shefit te opozites, eshte pergjegjesi, por dhe i vetmi njeri qe ka ne dore fundin e bojkotit.

"Une jam gati per dialog ne tryezen e presidentit te Republikes, dhe do
te jem aty personalisht ne rast se presidenti do te angazhohet te ule
palet ne tavoline. Sali Berishes i bej apel te bej te njejten gje pa u
vonuar dhe pa u fshehur pas lojerave te fjaleve", deklaroi Rama.

Duke theksuar se nuk do te kete asnje hap, pa pasur me pare nje
marreveshje per hetimin e zgjedhjeve, shefi i socialisteve deklaron se
ne situaten e krijuar dy jane mundesite, protestat ose hapja e kutive.

"PS nuk ben asnje hap prapa, dhe nuk fillon asnje lloj dialogu me
qeverine ne sallen e Kuvendit pa nje marreveshje te negociuar per
hetimin e zgjedhjeve dhe per rivendosjen e te gjitha garancive ne kete
vend", vijoi Rama.

Kreu i PS theksoi se partia e tij mbeshtet teresisht rezoluten e
Keshillit te Evropes, duke nisur qe prej percaktimit se Shqiperia eshte
ne krize politike, por ai i beri thirrje kryeministrit qe te mos
investoje me me balte mediatike apo blerje deputetesh.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›