E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kutitë nuk hapen. PD pranon presidentin në negociata

Kryeministri Sali Berisha perseriti thirrjen per kryetarin e Partise
Socialiste Edi Rama qe t’i jape fund bojkotit te parlamentit dhe premtoi
serish me futjen ne kuvend menjehere do te ngrihet komisioni hetimor
per zgjedhjet. Berisha tha se ai eshte i gatshem per
përfshirjen e presidentit ne negociatat dhe uljen ne diskutime me
kryetarin socialist Rama, por duke theksuar se kjo përjashton
kategorikisht hapjen e kutive.

“Cilido që mund të japë kontributin e tij në këtë drejtim as nuk është i paragjykuar as nuk është i keqpritur. Cfarë kam konstatuar? Asnjë, qoftë dhe një individ i vetëm nuk ka pranuar që të pranojë rinumërimin e votave dhe shqyrtimin politik të vendimit të gjykatave. është vërtetuar se kjo është e papranueshme. Në qoftëse presidenti i republikës e gjykon se mund të bindë zotin Rama për t’u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor që janë respektimi i vendimit të gjykatave unë e mirëpres pa asnjë hezitim. Takohem me zotin Rama dhe me cilindo. Unë nuk kam mure për t’u takuar ose jo me këdo, është jashtë filozofisë sime” tha Berisha.

Sa i perket mandateve te deputete socialist, Berisha deklaroi prere se nese ne 4 mars ata nuk betohen ne kuvend atehere kushtetuta qe parashikon djegien e tyre do te hyje fuqi. Ai cilësoi si te pakuptimte skemen e përfolur keto dite sipas te ciles opozita do te futet ne kuvend sa per te mos djegur mandatet dhe me pas do vijoje bojkotin.

“Mosbërja  e betimit është përcaktuar në kushtetutën e vendit, si një kusht i pavarur për të humbur mandatet. Kjo është kushtetuese. Mosparaqitja për 6 muaj rresht është përcaktuar si kusht për të mbrojtur parlamentin nga bojkoti. Në 4 mars, për fat të keq, të dy këto kushte hynë në fuqi. Nuk është shumica që vendos, këtu është zoti Rama që vendos tua djegë mandatin ose jo atyre 64 deputetëve” tha Berisha.

Sefundi shefi i qeverise foli edhe per vendimin e Gjykates Kushtetuese mbi marrëveshjen e kufirit detar mes Greqise dhe Shqiperise per te cilen tha se shume shpejti grupi i punes do te rifilloje punen per përgatitjen e marrëveshjes se re.

Azhornuar së fundi ( e premte , 29 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›