Vendimi i Kushtetueses, Meta: Nuk cënon marrëdhëniet me Greqinë
Rrezimi i marreveshjes detare nga Gjykata Kushtetuese nuk cenon aspak marredheniet Shqiperi-Greqi. Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta, ne nje interviste per BBC. Meta tha se eshte takuar ne Londer me ministrin plotesues grek, Dimitris Drucas, duke shkembyer mendimet e tyre lidhur me ceshtjen. Marredheniet me Greqine do te shkojne perpara, eshte shprehur Meta, dhe se forcat progresiste nuk do te mbeten peng i grupimeve ekstremiste.
"Absolutisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të cënojë aspak
perspektivën dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Jam i
bindur që të gjitha çështjet që janë të mbartura dhe ende të
pazgjidhura do të zgjidhen duke respektuar institucionet e të dy vendeve
dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me perspektivën europiane.
Megjithatë, jam absolutisht i bindur që marrëdhëniet me Greqinë do të
shkojnë përpara. është interes i dy vendeve tona, nuk është thjesht i dy
qeverive dhe jam i bindur që gjithë forcat progresiste dhe
europianizuese në dy vendet nuk do të mbeten peng të grupimeve
ekstremiste", eshte shprehur Meta, per BBC.
Anisa Braho