Ambasadorët e BE: Kujdes me zgjedhjet
Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, të akredituar në Tiranë, kanë lëshuar një "dush të ftohtë" ndaj politikës shqiptare dhe veçanërisht ndaj qeverisë e mazhorancës, duke i bërë thirrje që ta lexonin drejt dhe pa "hile" progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, që u shpërnda më 5 nëntor. Një ditë pasi komentet nga disa qarqe politike erdhën si deklarata entuziazmi, diplomatët e Bashkimit Evropian në Shqipëri janë mbledhur bashkë dhe kanë lëshuar një deklaratë, e cila është një paralajmërim i fortë për qeverinë shqiptare, që ta lexojë progres-raportin e BE-së me realizëm dhe jo sipas midesë së mazhorancës. Në një deklaratë të shkurtër, që u shpërnda nga ambasada franceze, vend i cili ka Presidencën e Bashkimit Evropian, theksohen fjalë mjaft të forta dhe më shkoqur se progres-raporti, i cili flet me një gjuhe diplomatike. Në deklaratën e ambasadorëve të BE-së theksohet se "Këshilli i Ministrave i BE-së, në dhjetorin e vitit 2006, bëri të ditur se progresi i vendeve të Ballkanit drejt BE-së do të varet nga plotësimi i kushteve të nevojshme. Çdo vend do të gjykohet sipas meritës së tij. Dhe këto kushte nuk përbëjnë vetëm adoptimin e legjislacionit të BE-së, por edhe zbatimin e tij. Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë konfirmoi progresin, por nënvizoi nevojën e miratimit të reformave kyçe, përfshirë edhe atë elektorale, me anë të një konsensusi të gjerë". Më poshtë, deklarata e diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në Tiranë, "përkthen shqip" dokumentin e Komisionit Evropian, i cili iu dorëzua krerëve të shtetit shqiptar nga ambasadori Helmut Lohan. Deklarata e diplomatëve të vendeve të BE-së ka qenë një fshikullim politik ndaj komenteve jo serioze që iu bë progres-raportit nga politika shqiptare. Në këtë dokument sqarues theksohet se "shqetësimet më serioze vihen re në disa sektorë kyçë të jetës së vendit. Në administratën publike duhet rritur pavarësia, eficenca dhe emërimi në bazë të meritave të shërbimit civil. Një nga sfidat kyçe për Shqipërinë është forcimi i kapacitetit administrativ. Për shembull, largimi i nëpunësve të trajnuar të policisë dhe departamenteve të tjera, vetëm se jep pasoja negative. Sistemi i drejtësisë duhet të forcojë pavarësinë, transparencën dhe duhet një strategji gjithëpërfshirëse për reformën e gjyqësorit". Ndërkaq, korrupsioni ka qenë një pikë e rëndësishme e paralajmërimit të BE-së. Në deklaratë thuhet se "korrupsioni përshkruhet në raport si një problem veçanërisht serioz për Shqipërinë. Lufta ndaj korrupsionit, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mbetet një prioritet në rrugën e integrimit evropian. Lufta ndaj krimit të organizuar mbetet problem serioz. Duhen operacione afatgjata për të arrestuar krerët e krimit të organizuar. Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri nuk mund të rrinin pa përmendur dhe kryeçështjen nga e cila varen marrëdhëniet e mëtejshme mes BE-së dhe Shqipërisë: që janë zgjedhjet e 2009-ës. "Një çështje kyçe e sfidave të Shqipërisë është përgatitja e zgjedhjeve të vitit 2009, një çështje e rëndësisë qendrore për zhvillimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Shqipërisë, ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme", thekson deklarata e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, të akredituar në Shqipëri.
Deklarata
Barro: Ballkani të zbatojë kërkesat e Brukselit
Bashkimi Evropian porositi shtatë shtetet ballkanike se duhet të ndërmarrin masa kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar nëse duan t`u bashkëngjiten 27 anëtareve të Bashkimit.
"Në rajon ka përparim të madh, por njëherësh duhet t`i kushtohet vëmendje adekuate forcimit të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit", deklaroi Komisionari Evropian i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Zhak Barro. Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia morën paralajmërim për masa energjike kundër kriminalitetit në takimin e ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të Evropës Juglindore dhe përfaqësuesve të BE-së në Zagreb. "Kjo është shumë e rëndësishme për shtetet tuaja, që ta përforconi pushtetin gjyqësor dhe efektivitetin e policisë. Ju bëjmë thirrje të vazhdoni me përpjekjet", theksoi Barro.
Leskaj: Kjo qeveri nuk siguron zgjedhje të lira
Progres-raporti i Komisionit Evropian është komentuar sërish dje nga Partia Socialiste. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, gjatë një konference për shtyp ka theksuar se
"kur të gjithë prisnim reflektimin e qeverisë ndaj raportit, qeveria anashkaloi çështjet kyçe, duke treguar edhe një herë se ky kabinet ka dështuar në proceset e integrimit". Sipas saj, qeveria nuk është në gjendje të japë përgjigje për çështjet e pastrimit të parave, të trafikimit dhe të garancisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009. Duke u ndalur te deklaratat e bëra nga ambasadorët e BE-së, Leskaj tha se "në deklaratën e sotme që ka shpërndarë BE vihet edhe njëherë theksi në çështjet themelore që e shqetësojnë, duke bërë të qartë se progresi në rrugën e integrimit varet nga përmbushja e kushteve. Çdo vend do gjykohet në bazë të meritës. Deklarata ngre probleme serioze që lidhen me zbatimin ligjeve, administratën publike, funksionimin e varfër të sistemit të drejtësisë për shkak të problemeve me pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe transparencën.
Kryeministri: Raporti thekson se korrupsioni është i përhapur në drejtësi, shëndetësi, polici dhe dogana
"Frenohet" Berisha për progres-raportin e BE-së
Tërhiqet Kryeministri Sali Berisha nga entuziazmi i një dite më parë për progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Me gjithë sukseset që Kryeministri lançoi një ditë më parë, pasi lexoi dokumentin e dorëzuar nga Helmuth Lohan, shefi i qeverisë pranoi se në raport kërkohet që të zgjidhet çështja e pronave, të dëgjohet më shumë zëri i administratës publike, por edhe të punohet më shumë për të qenë një vend potencial për statusin e kandidatit. Për herë të parë pas publikimit të raportit, shefi i qeverisë pranon se BE thekson që korrupsioni është i përhapur në drejtësi, shëndetësi, polici dhe dogana. "Do të ishte e pafalshme nëse në vitin elektoral ne nuk do bënim përpjekje më të mëdha për zbatimin e kërkesave të BE-së", tha Berisha. Kryeministri ka mbledhur dje ministrat për t‘i informuar dhe për t`u lexuar qartë raportin 12-mujor të ndërkombëtarëve në adresë të qeverisë dhe institucioneve shqiptare. Kreu i Ekzekutivit u kërkoi ministrave të bëjnë planin e veprimit për të gjitha çështjet e ngritura në raport. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se Komisioni Evropian ka si shtyllë reference përparimin. "Krahas kësaj analizohet sesi është ky përparim. Ky është edhe kriteri me të cilin është vlerësuar veprimtaria vjetore e qeverisë dhe gjithë institucioneve të vendit. kryefjala e çdo paragrafi është përparimi, jo në 100% të rasteve, por numërohen me gishtërinjtë e dorës rastet kur thuhet se nuk ka pasur përparim. Ky është dalluesi më kryesor i këtij raporti", tha ai. kryeministri nuk la pa përmendur edhe diferencën e rrogës që 10 vjet më parë ka pas në Shqipëri një President me një punëtor të thjeshtë, duke theksuar se gjërat 10 vjet më vonë janë shumë ndryshe, duke lënë pa përmendur taksat që ishin më të ulëta 10 vjet më parë dhe çmimet të cilat ishin dy herë më pak se aktualisht. Sipas Kryeministrit, raporti i këtij viti ka një mesazh të rëndësishëm, sipas të cilit "Shqipëria me progresin e reformave që ka bërë është tashmë një vend potencial për statusin e kandidatit dhe është në rrugën e të qenit një vend potencial për këtë status dhe ky është mesazhi më i shumëpritur nga shqiptarët".