Luftë mes bandash, plagoset kalimtari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mesditë në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, ku dy grupe rivale kanë shkëmbyer zjarr, duke terrorizuar kalimtarët. Për pasojë ka mbetur i plagosur një kalimtar i rastit, ndërsa personat që kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes pa u identifikuar.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen "Xhabije", në hyrje të Shkodrës, ku disa persona që ndodheshin në një veturë dhe në një fuoristradë kanë shkëmbyer në ecje e sipër breshëri plumbash automatiku dhe pistolete. Dy grupet rivale ndodheshin në makina të ndryshme, që sipas dëshmitarëve okularë kanë ecur rreth 200 metra paralele me njëra-tjetrën, duke qëlluar me armë zjarri automatik e pistoletë.
Në momentin e shkëmbit të zjarrit, fare pranë kalonte rastësisht edhe një makinë e bankës "Raiffeissen", e shoqëruar nga eskorta e saj dhe forcat e sigurisë, duke menduar se kishin të bënin me një sulm ndaj tyre, kanë qëlluar në drejtim të dy makinave që qëllonin njëra-tjetrën. Por në momentin që makina me para ka qëndruar në vend dhe makinat kanë vazhduar të qëllojnë njëra-tjetrën, është kuptuar se nuk bëhej fjalë për grabitje, por për një shkëmbim zjarri mes grupeve rivale.
I gjithë ky shkëmbim zjarri ka përfunduar me një qytetar të plagosur. Ai është Hysen Tula, i cili në momentin e shkëmbimit të zjarrit ka qenë rastësisht duke pirë kafe pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba në trup dhe po merr mjekimin në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mjekët thonë se ai nuk ka rrezik për jetën.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e frekuentuar nga qytetarët, pasi ndodhen disa dyqane të shumicës dhe mundësia për të pasur të dëmtuar të tjerë ka qenë tepër e madhe. Shkëmbimi i zjarrit ka qenë aq intensiv, sa që në vendin e ngjarjes numërohen mbi 30 gëzhoja plumbash automatiku dhe pistolete. Madje plumbat kanë hyrë në disa dyqane dhe kanë dëmtuar disa makina që ndodheshin të parkuara aty pranë. Ndërkohë, policia e Shkodrës bën të ditur se kemi të bëjmë me një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale për larje hesapesh. Por personat e përfshirë në këtë ngjarje ende nuk janë identifikuar nga policia. Menjëherë pas ngjarjes policia e Shkodrës ka ngritur disa postblloqe të lëvizshme në disa nga rrugët kryesore të qytetit. Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore dhe me një shtrirje rreth 200 metra, grupit hetimor i është dashur të bllokojë qarkullimin në rrugën kryesore hyrëse të qytetit për rreth dy orë. Kjo ka bërë që përveç panikut të krijuar nga shkëmbimi i zjarrit, të krijohen edhe anomali në trafik. Ndonëse ngjarja për fat të mirë nuk përfundoi me viktima, shkëmbimi i zjarrit në mes të ditës e në pikun e lëvizjeve ka tronditur thellë qytetin verior të Shkodrës, duke rikthyer skenat e vitit 1997.