E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguante detyrimet, arrestohet për mashtrim greku

Një biznesmen grek është arrestuar nga policia në Korçë për mashtrim. Janis Papadhjas është arrestuar në qytetin e Korçës në bazë të një denoncimi nga një biznesmen nga qyteti i Pogradecit. Burimet policore kanë bërë të ditur se shtetasi grek, banues në Livadhja, kishte marrë me mashtrim një sasi të madhe qymyri nga biznesmeni pogradecar, që kishte një firmë shfrytëzimi të mineraleve në qytetin e Korçës. Pasi ka pritur marrjen e lekëve për vlerën e mallit të tërhequr nga shtetasi grek, biznesmeni i është drejtuar policisë me një denoncim për mashtrim. Burimet e policisë bëjnë të ditur se shtetasi grek, 58-vjeçari Janis Papadhjas, kishte marrë një sasi prej 20 tonësh qymyr nga firma dhe nuk kishte kryer likuidimin e parave. Sipas pretendimit të biznesmenit të dëmtuar, ai e mashtronte se do t‘i paguante, por gjithmonë i shmangej dorëzimit të lekëve. Biznesmeni ka thënë për policinë së 58-vjeçari, nga Livadhjaja, i detyrohet 6000 euro për marrjen e sasisë së qymyrit. Në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e të dëmtuarit, policia ka bërë edhe ndalimin e shtetasit grek. Burimet e policisë kanë thënë se Janis Papadhjas kishte një biznes të vogël dhe kryente shpesh furnizimin me lëndë të parë në vendin tonë dhe këtë mall më pas e transportonte në drejtim të Greqisë. Ai merrte nga firmat korçare qymyr dhe më pas i dërgonte në Greqi, ku kishte biznesin e tij privat. 58-vjeçari është kapur në qytetin e Korçës dhe është arrestuar me akuzën për veprën penale të mashtrimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›