E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq,probleme e përmbytje në qytete

Moti i keq që pa përfshirë vendin ka sjellë probleme dhe përmbytje në disa qytetet të Shqipërisë.
Për shkak të motit të keq vazhdon të jetë e bllokuar rruga Shkodër-Dukagjin në vendin e quajtur Lotaj. Mbrëmë një masiv dheu bllokoi rrugën. Ditën e stome ndërrmarrja e punëve rajonale ka nisur zhbllokimin e rrugës.Nga reshjet e shiut vazhdojnë problemet edhe në Velipojë, Bushat dhe Bërticë.
Aktualisht hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, por janë të bllokura kanllet kulluese.
Moti i keq ka sjellë probleme edhe në Fushë-Krujë. Edhe pse situata
paraqitet më e stabilizuar, në fshatin Bubq vazhdon të ketë probleme. Në Fushë-Krujë
ka ende sipërfaqe të përmbytura, por në një masë më të ulët se në ditë e e tjera.
Nw qytetin e Laçit për shkak të motit të keq shumë banesa janë ende në ujë. Probleme serioze ka në zonën e Fushë Kuqes dhe në fshatin Gjormë.
Në Lezhë, rruga Mamurras-Milot është e pakalueshme për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese. Në këtë qytet vazhdojnë të mbeten të përmbytura
Barbulloja, ishulli Shëngjini, Shëngjini dhe lagjja SMT.
Ndërkohë që përmbytjet në tokat bujqësore kanë përfshirë gjithë qarkun .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›