Sejdiu, letër sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka kthyer përgjigje letrës së Ban Ki Mun mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendimin për misionin EULEX, duke treguar gatishmërinë e i
nstitucioneve të Kosovës për të qenë të hapur ndaj propozimit të kreut të OKB-së. Pas konsultimeve dhe në pajtim me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Sejdiu ka shkruar në letrën e tij se: “Ne kuptojmë që OKB-ja do të vazhdojë të kryejë, për një kohë të kufizuar, funksione të zbatimit të ligjit, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, deri në kohën kur Bashkimi Evropian të mund ta kryejë rolin e vet operativ”. Presidenti Sejdiu ka shkruar qartë në letër se ofron gatishmërinë e institucioneve qendrore për të qenë të hapur ndaj propozimit të fundit të tij për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, për të diskutuar aranzhimet e mundshme praktike dhe për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. “Vlerësojmë zotimin tuaj për t’u konsultuar ngushtë me ne, pasi që aranzhime të tilla nuk janë të mundshme pa pjesëmarrjen dhe aprovimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në letrën e Presidentit Sejdiu, bërë publike nga kabineti i tij. Ban Ki Mun i ka dërguar më 13 qershor presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë nga një letër, për rikonfigurimin e mandatit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Serbia e refuzoi letrën e Ban Ki Mun, pasi parashikoi se ajo do të çonte drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.