Server vë alarmin për BE e SHBA: Po ndani Kosovën
“Jemi shumë afër ndarjes së Kosovës dhe kjo është fatkeqësi, pasi do të ketë implikime rajonale.
Është gabim të pranohet ndarja e Kosovës si de facto, ashtu edhe ajo e ligjëruar”, ka alarmuar diplomatët analisti amerikan nga Instituti Amerikan i Paqes, Daniel Server. Ai paralajmëroi se në të njëjtën kohë, Beogradi po bën përpjekje të mëdha për ta ndarë Kosovën, ndërkohë që, sipas tij, as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian, nuk po bëjnë sa duhet për ta ndaluar një gjë të tillë. Gjatë një interviste për REL, Server ka konsideruar se misioni i OKB-së në Kosovë është në fundin e vet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë funksionet kryesore në fushat më të rëndësishme të shtetit ligjor. Server tha se bashkësia ndërkombëtare është shumë pranë pranimit në heshtje të ndarjes së Kosovës. “Mendoj se jemi shumë afër një gjëje të tillë dhe kjo është fatkeqësia”, tha ndër të tjera Server. I ngacmuar nëse mendon se propozimi i Ban Ki Munit shkon në këtë drejtim, Server tha se në këtë drejtim është pozicioni i Beogradit. “Beogradi, duke refuzuar të pranojë pavarësinë e Kosovës, duke ruajtur kontrollin në zonat e banuara me serbë jo vetëm në veri, por edhe në enklavat në pjesë të tjera të Kosovës... po e nxit ndarjen”, sqaroi ai. Server u ka bërë thirrje Brukselit dhe Uashingtonit se duhet të zgjohen dhe të shohin se çfarë po ndodh. Ai theksoi se Beogradi, duke refuzuar çdo propozim të ndërkombëtarëve, si këtë të fundit të Ban Ki Munit, po përpiqet të përfitojë sa më shumë. “Sa herë që Beogradi ka hedhur poshtë një propozim, njerëzit janë përpjekur të sjellin propozime të reja, që janë më afër qëndrimit të Serbisë dhe kjo është mënyrë të gabuar negocimi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Mendoj se është koha për Uashingtonin dhe Brukselin të zgjohen dhe të kuptojnë se problemi i tyre është në Beograd dhe se nuk ka problem me Kosovën, por me Beogradin”, tha Server. Sipas tij, vëmendja e Shteteve të Bashkuara është e fokusuar në të tjera drejtime dhe se Kosova është më shumë në duart e evropianëve, sesa të amerikanëve. Kur bëhet fjalë për ndarjen e Kosovës, analistët i referohen shkëputjes së Mitrovicës, pjesës veriore të saj, e cila financohet nga Serbia dhe nuk lejon institucionet e Kosovës të drejtojnë strukturat e saj. Ndërkohë dje në Mitrovicë u hoq flamuri serb pranë kompleksit të kullave të Isa Boletinit. Pas kërkesës dhe presionit të zyrtarëve komunalë në Mitrovicë, drejtuar përfaqësuesve të KFOR-it, është hequr flamuri serb i vendosur të shtunën në një nga majat e fshatit Rudare, ngjitur me fshatin Boletin, i cili u konsiderua si provokues nga banorët e fshatrave, Boletin, Zhazhë dhe Kelmend, të cilët kanë qenë mjaft të shqetësuar për këto akte në afërsi të kompleksit të kullave të heroit kombëtar “Isa Boletini” në Boletin, që i takon komunës së Zveçanit.