E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët, në PS: Procesi, më i rëndësishëm se emrat

TIRANE- Duke mohuar te kene folur apo diskutuar per emra konkrete, trojka e ambasadoreve ka deklaruar se procesi i zgjedhjes se kreut te ri te shtetit eshte shume me i rendesishem se emrat.

Keshtu kane deklaruar ata ne mbyllje te takimit me kreun e PS-se, Edi Rama.

Sipas ambasadorit te SHBA-se, Aleksander Arvizu “ka një mundësi që me sa duket nuk është marrë ende në konsideratë”.

“Nuk kam dëgjuar një emër konkret, por procesi është më i rëndësishëm sesa emrat. Ka interes të përbashkët, palët kanë rënë dakord për interesin e përbashkët”- ka thene Arvizu.

Nderkohe ambasadori i BE-se, Sekui ka sqaruar mediat se ata nuk shkojne ne keto takime si negociatore dhe kjo duhet kuptuar drejt.

“Ne nuk bëjmë asnjë negociatë, jam dakord me Arvizu dhe mendoj se ka një perceptim të faktit se ka një mundësi që duhet gjetur. Ka dialog mes forcave politike rreth rëndësisë për procesin dhe këtë mundësi që lidhet edhe me integrimin e vendit. Perspektivat e integrimit mbeten solide dhe per kete nuk duhen humbur mundesite. Ne nuk diskutojmë për emra, po procese, vizione”- tha ai.

Ne takim me Ramen ishin ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu, ai i BE-se, Etore Sekui dhe zv/ambasadori i OSBE-se.

Me heret, amasadori i SHBA-se ne vendin tone ka zhvilluar nje takim me kreun e qeverise, Sali Berisha.

Takimi u mbajt ne kryeministri dhe zgjati per rreth 60 minuta, pa ndonje prononcim per median.

Takimet me lideret e dy partive te medha vijne vetem nje dite para raudin te pare te votimit per kreun e ri te shtetit ne Kuvendin e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›