E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Raundi I për zgjedhjen e presidentitdigjet pa kandidat. Tryeza e partive, urgjente

TIRANË- Kreu i PS-se, Edi Rama duke cilesuar si nevoje urgjente mbledhjen e tryezes se krereve te partive parlamentare ka deklaruar se raundi i pare per zgjedhjen e presidentit digjet pa kandidat.

Sipas kreut të PS-së, Edi Rama mbledhja e tryezës së partive është urgjente dhe ajo synon të zgjidhë problematikat thelbësore për të cilat vetë BE-ja ia ka vënë si kusht Shqipërisë në rrugën e saj integruese në familjen evropiane.

“Nuk ka asgjë ultimative, jane vetëm  4 pika, zgjidhja e të cilave është domosdoshmëri për të ndihmuar partnerët që më pas të ndihmojnë vendin në provimin e vjeshtës për statusin e BE-së”- tha Rama, ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se.

Rama ka ftuar edhe njëherë partitë parlamentare të mblidhen në një tryezë për mbylljen e reformave, kufizimin e imunitetit dhe zgjedhjen e një presidenti, mishërim i unitetit të kombit dhe jo noter partiak.

“PS nuk do rresht përpjekjet duke komunikuar, dialoguar, bashkëpunuar me cdo palë politike e mundësisht me të gjitha palët, nëse PD do, që të gjejë një zgjidhje të denjë për cdonjërën nga 4 pikat. Tryeza e dialogut duhet të bëhet një orë e më parë, nuk themi që të 4 të trajtohen menjeherë, as që po su bë cdo gjë si mendojmë ne kjo nuk bëhet dot, ne themi cfarë mendojmë dhe dëgjojmë cmendojnë të tjerët. Sipas nesh raundi i parë për zgjedhjen e presidentit digjet pa kandidat dhe procesi hyn në krizë, por kjo është medalje me dy anë, nga njëra anë është tuneli i pamundësisë dhe ana tjetër mundësia për ta kthyer krizën në shans, nga ku të dilet me një kuotë më të lartë- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›