E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mbledh aleatët. Meta: Vullnet për konsensus

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha mblodhi sot tryezen e aleateve, per te diskutuar e negociuar per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit.

Ne fund te takimit, kreu i LSI-se, Ilir Meta deklaroi se kreret e partive te maxhorances qeverisese rikonfirmuan vullnetin per nje president konsensual.

“Ne takim u konfirmua vullneti për të ecur me përgjegjshmëri maksimale drejt një zgjidhje konsensuale për zgjedhjen e presidentit dhe duke pasur në konsideratë raundin e parë do të intensifikohen përpjekjet e partive të maxhorancës duke mbledhur edhe bërë konsultimet brenda forumeve dhe më pas së bashku në mënyrë që të ndërtohet një raport tepër serioz për ti dhënë mudnësi opozitës që të përfshihet edhe ajo me vullnet pozitiv për ti kontribuar procesit”- tha Meta.

Pyetur per emrat konkrete, Meta deklaroi se nuk eshte diskutuar asnje emer konkret per kandidat, qofte nga maxhoranca, apo qofte si propozim i maxhorances.

“Nuk kemi asnjë emër nga maxhoranca apo propozim, sepse këto do diskutohen më pas, i rëndësishem është rikonfirmimi i vullnetit për një zgjedhje konsensuale për emrin e presidentit të ri që të jetë një emër që të sigurojë konsensus”- tha ai.

Takimi u mbajt ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise, aty ku kryeministri, njeheresh kreu i PD-se, ka zhvilluar gjithe negociatat me kreret e partive parlamentare.

Ne takim moren pjese kreu i LSI-se, Ilir Meta, ai i PR-se, Fatmir Mediu dhe i PDIU-se, Shpetim Idrizi.

Pas kesaj, njoftohet se Berisha do te mbledhe gjate pasdites edhe Kryesine e PD-se, ne te cilin si ka deklaruar vete pas takimit me kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dule do te diskutohet per emrat e kandidateve per president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›