E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit, e pandryshuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka njoftuar vendimin më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës së BSH, për ta mbajtur normën bazë të interesit në 4.25%.

Norma bazë e pandryshuar në 4,25%, reflekton opinionin e Këshillit se kushtet janë të përshtatshme për inflacionin në një periudhë afatmesme. KM e la normën bazë në nivelin e saj më të ulët historik, në mbështetje të kërkesës agregate dhe rritjes ekonomike në vend dhe reflekton pasigurinë e shtuar që vjen nga ambienti i jashtëm dhe nga zhvillimet në Greqi- tha Fullani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›