E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Lezhe 8 Maji garanci per projektet e medha

8 maji do të jetë garancia për vazhdim e projekteve të mëdha. Kjo ka qënë deklarata e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë takimit  me elektoratin e partisë së tij në qytetin e Lezhës. Ai u shpreh se 8 maji do të jetë një dite feste dhe një ditë e votës së lirë, pasi procesi i zgjedhjeve do të ketë edhe mbështjetjen e plotë të ndërkombëtarëve.

“Fokusi i kësaj fushate për ne do të jenë hallet dhe problemet e qytetarëve te Lezhës, të banorëve të lagjeve të veçanta dhe të çdo komune në Lezhë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se duke bërë në radhë të parë një aleancë me qytetarin e thjeshtë lezhjan dhe shqiptar ne do të arrijmë një sukses të merituar dhe të shkëlqyer në zgjedhjet e 8 majit” tha Meta.

Ndërkohë kryetari i LSI-së tha se fitorja në tetë maj do t’i  hapë rrugën edhe konkretizimit të dy projekteve të mëdha si rruga e kalasë dhe rruga e spitalit, ndërkohë që do të mundësohen në sajë të këtyre nismave edhe më shumë vende pune.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›