Mos prekni kodin. Arvizu Nuk ka kohe as per KZAZ-te

Përfaqësuesi më i lartë i SHBA në Shqipëri Aleksandër Arvizu hedh poshtë cdo mundësi të ndryshimit të kodit zgjedhor si dhe të përbërjes së KZAZ-ve pas bojkotit të së majtës në KQZ. Nga qyteti i Lushnjes ambasadori amerikan është shprehur: “Komiteti ndërkombëtar është i shqetësuar dhe ne po punojmë ngushtë me KQZ për zgjedhjet, por kuptohet që sipërmarrja më e madhe ndërkombëtare dhe organi drejtues është OSBE/ODHIR së bashku me shefin e OSBE-së dhe ambasadorin e BE do të takohemi me presidentin Topi për të diskutuar këto çështje. Zyrtarisht fushata fillon në 8 prill, 30 ditë para zgjedhjeve mendoj që nuk ka kohë mjaftueshëm për ta rishikuar apo ndryshuar kodin zgjedhor është shumë vonë për ta bërë. Mendoj që është i rëndësishem respektimi i kushtetuetës”.
Ambasadori Arvizu ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë ai ka garantuar prezencën e tij në terren gjatë këtij procesi.
“Që unë ta bëj punë time siç duhet për të kuptuar problematikat me të cilat përballen votuesit nuk do të thotë që të ulem në Tiranë dhe të shoh televizor, por kjo nënkupton që unë duhet të dal jashtë Tiranës dhe të vizitoj edhe qytetet e tjera” tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu edhe një herë ka theksuar rëndësinë edebateve televizive ndërmjet kandidatëve për qeverisjen vendore ndërsa është njohur nga kreu i bashkisë së Lushnjes Albert Sanxhaku me pregatitjet që po bëhen për procesin zgjedhor të tetë majit.
Aleksandër Nushi