E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu nga PS-ja, SHISH-i t`i përmbahet angazhimeve të NATO-s

Tiranë- Numri një i diplomacisë amerikane në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, ka pranuar pas takimit me liderin e opozitës Edi Rama, se pjesë e takimeve me krerët e shtetit shqiptar sot, ka qënë edhe shkarkimi i Bahri Shaqirit nga krye i SHISH-it dhe zgjedhja e Visho Likës.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Arvizu ka deklaruar se ka planifikuar të zhvillojë një takim me Likën, ndërsa ka theksuar se ai duhet të ndejkë rrugën e Bahri Shaqirit, që zëvendësoi.

Asnjë nuk duhet të jetë në një post publik për shumë kohë. U siguruam nga Berisha sot se marrëdhëniet do të vazhdojnë. Pres të takohem me kreun e ri të Shërbimit Informativ.- deklaroi ai.

Duke shuar kuriozitetine  medias mbi opinionin e tij mbi kreun e ri të Shërbimit Informativ, Arvizu deklaroi se e vetmja gjë e rëndësishme është që ai të kryejë detyrimet e tij në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në NATO.

Me sa kam dëgjuar ai është ndryshe nga vitet 90, nuk bëhet më fjalë për SHIK por për SHISH. Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, është me rëndësi që drejtori i ri të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur. Nuk më interesojnë marrëdhëniet e qeverisë me ketë person për SHBA ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryhej detyrimet e tij në përputhje me NATO-n- tha ambasadori amerikan.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›