E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me thikë shokun, në pranga 21 vjeçari

Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Armand Arjan Moqi, 21 vjec, banues në fshatin Sharrë, ndërkohë që ka filluar procedimi penal për shtetasit :
"Kreshnik Daci, 24 vjec,
"dhe shtetasin S.Doçi, 17 vjec,
 

Arrestimi i shtetasit Armand Moqi dhe procedimi dy shtetasve të sipërcituar u realizua pasi mbrëmë rreth orës 20.00 në fshatin Sharrë të Komunës Vaqarr, pas një konfliti për motive të dobëta shtetasi Armand Moqi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjete të mprehta (thikë) shtetasin Kreshnik Daci, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa ka plagosur lehtë edhe shtetasin Sokol Doçi.
 

Po kështu, gjatë këtij konflikti është plagosur lehtë dhe vetë shtetasi Armand Moqi dhe nga shtetasit Kreshnik Daci dhe Sokol Doçi.
Në vendin e ngjarjes, u kryen të gjitha veprimet hetimore e proceduriale, ndërkohë që materialet në ngakim të tyre do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›