Vulin: Qytetarëve do tu thuhet gjithmon e vërteta mbi Kosovën
Kosovë- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin ka thënë se ai do t`ju tregojë gjithmonë qytetarëve të vërtetën rreth procesit të zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ai theksoi se Kushtetuta Serbe dhe Rezoluta 1244 e Këshilli i Sigurimit kanë mbetur e vetmja gjë që do të na mbajë ne sërish në Kosovë.
” Ju gjithmon do t`ju tregohet e vërteta, pavarësisht se cila është ajo, çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet, për çfarë jemi të aftë dhe për çfarë jo,”- ka deklaruar Vulin në trpce këtë të premte.
Vulin filloi vizitën e tij në Kosovë të premten. Ai tha se Zyra për Kosovën do të jetë më shpesh prezente në provincat e banuara nga serbët dhe kjo ishte arsyeja e vizitës së tij.
Duke komentuar mbi spekulimet se një zyrë e veçantë për Kosovën Veriore që do të formohet, Vulin tha: ” Unë erdha tek ju fillimisht në mënyrë që t`ua bëj të qartë se nuk ekzistojnë të tilla ndarje si veriu apo jugu i Kosovës. Unë jam këtu që ju ta kuptoni se nuk jeni braktisur apo harruar”.
Ai tha se papunësia është problemi më i madh në Kosovë. Ai tha më herët këtë të premte se për të parën herë në këto 12 vite serbët e Kosovës do të marrin pjesë më kerkesat e tyre në negociata.
” Nëse ju po hamendësoni se kush po i mbron Serbët e Kosovës, veçanërisht ato të jugut, unë ja ku po ju them se askush. Përveç nesh, në mënyrën që mundemi. Nëse nuk do të kishte Serbi, a thua ato do të mbijetonin? Unë nuk mund të siguroj sigurinë e tyre por mund tu siguroj një jetë më të mirë dhe më të drejtë.” – i tha të përditshmes Vesti.
“Presidenti Tomislav Nikoliç ka iniciuar përfshirjen e OKB-së në negociata dhe sërish kjo është e vetmja rrugë.”- theksoi Vulin. Gjatë vizitës së tij të parë, si drejtor i zyrës për Kosovën, Vulin do të vizitojë edhe Prizrenin. Ndërkohë që do të qëndrojë në Prizren, ai do të vizitojë Kishën e St. Archangels dhe Seminarin e Prizrenit.
Matilda Alku/IDEA