Ambasadori Arvizu takon kryebashkiakun Basha, pas planifikimit të një vizite zyrtare në SHBA

27-01-2012 / Gazeta 55
Kryebashkiaku i Tiranës ftohet nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit amerikan
Kryebashkiaku, Lulzim Basha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu kanë zhvilluar dje një takim në Bashkinë e Tiranës. Zyra e shtypit konfirmon se në këtë takim është diskutuar për një vizitë të mundshme të kryetarit të bashkisë, Basha në SHBA. Ai ka marrë një ftesë nga kryebashkiaku i Washingtonit. Ndërkohë, ne menyre jozyrtare, mediat njoftuan dje se ndoshta ne fillim te javes se ardhshme mund te planifikohet edhe vizita e kryebashkiakut te Tiranes ne kryeqytetin e SHBA-ve