E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Ashan viziton Shkodrën, i shoqëruar nga bizneset turke

Shkodër, 16 Janar NOA - Ambasadori i Republikës
së Turqisë në Tiranë, Hasan Sevilir Aan (Ashan) vizitoi sot qytetin e Shkodrës
për të parë nga afër zonat e prekura nga përmbytjet dhe për tu njohur me mundësitë
e ndihmës.

Ambasadori Ashan shoqërohej nga drejtues të
korporatave dhe bizesve turke që operojnë në Shqipëri, si Çalik Holding, Eagle
Mobile, Universiteti Epoka, Universal Hospital Tirana, Kolegjet Turke etj.

Po ashtu edhe drejtues të Zyrës së Koordinimit
të Kryeministrisë Turke, TIKA ishin të pranishëm në këtë vizitë. Ashan u prit
nga Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu dhe më pas nga kryetari i Bashkisë Lorenc
Luka.

Në takimet e zhvilluara përfaqësuesi i
Republikës Turke theksoi se që në momentet e para kur mësuan për fatkeqësinë
kontaktuam menjëherë me qeverinë në Ankara dhe bizneset turke që operojnë në
Shqipëri për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Ne menjëherë koordinuam sjelljen e ndihmave
me avion ushtarak nga Turqia si hap i parë. Ishin afërsisht 8 tonë ndihma në
ushqime dhe medikamente tha ai.

Ambasadori Turk shtoi se një grup mjekësh dhe
infermierësh turq vizituan zonat e prekura nga përmbytjet duke ndihmuar banorët
dhe aktualisht ende ndodhën në Shkodër.

Presidenti i Çalik Holding për Evropën
Juglindore dhe Ballkanin Orhan Xhoshkun tha se Korporata jonë ka reaguar
menjëherë pasi u njoh me përparimin e përmbytjes. Jemi krenarë që kemi mundur
të ndihmojmë në kohë banorët e qarkut të Shkodrës me 150 mijë Euro, 30 mijë nga
të cilat janë dërguar në këtë zonë në formë ndihmash ushqimore dhe 120 mijë të
tjera në të holla u derdhën në llogarinë e çelur për zonat e prekura tha ai.

Ambasadori uroi që përmbytja të mos ketë
pasoja, por në rast se do të ketë probleme epidemish Universal Hospital Tirana
do të angazhohet dhe do të japë kontribut për të ndihmuar në fushën mjekësore,
- shtoi ai.

Drejtues të Universitetit Epoka, ekspertë në
fushën e inxhinierisë së ndërtimit të pranishëm në këto takime, hodhën idenë në
Bashkinë e Shkodrës për ndërtimin e një dige të dytë pranë Vaut të Dejës me
qëllim parandalimin e fatkeqësive të tjera të këtij lloji.   

Prefekti Cungu dhe kryebashkiaku Luka e falënderuan
ambasadorin e Republikës Turke për ndihmën e dhënë për banorët dhe mbështetjen
ndaj institucioneve të qarkut të Shkodrës. Po ashtu ata falënderuan korporatat
dhe kompanitë turke për ndihëm e dhënë në këtë kohë të vështirë.

Ambasadori Turk, i shoqëruar nga biznesmenët,
vizitoi bustin e heroit turko-shqiptar Hasan Riza Pasha, qendrën kulturore të
TIKA-s si dhe Kolegjin turk Hasan Riza Pasha në Shkodër.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›