Deputetët socialistë shpërndajnë ndihma në Shkodër

Shkodër, 16 janar NOA - Deputetë të qarqeve
Fier, Tiranë dhe Shkodër kanë shpërndarë sot ndihma ushqimore në një prej
lagjeve periferike të qytetit të Shkodrës.
Në Livadhe deputetët Ilir Beqja, Ndue Kola,
Ledi Shamku, Ervin Koçi e Arben Çuko kanë shpërndarë sasinë e paketave
ushqimore për banorët e kësaj lagjeje.
Deputetët e Fierit kishin sjellë për banorët e
komunës Bushat të Shkodrës ndihma me ushqim për bagëtitë, duke qenë se ky ishte
një prej problemeve të ngritura dhe më shumë në Shtabin e Ndihmës të ngritur
nga PS në këtë qark.
Ata kanë dëgjuar banorët të shprehen për
shpërndarje jo korrekte të ndihmave nga strukturat qeveritare.
Një grua, nënë me 4 fëmijë tregon: Në këtë
ditë të vështirë vijnë e thonë më ka çuar shteti me marr numrin e dritave me
marr lekët. Sdi gjë se çfarë duan të bëjnë me ne?! Ne sna vjen kurrkush.
Partia Demokrate ka ardhur deri këtu dhe ka ik sna ka pru asnjë send. Smë ka
ardhur asnjë ndihmë as për fëmije e as për mua.
Ndërsa një tjetër grua e moshuar rrëfen: Kam
ujë një metër e 20 cm brenda. as nuk më kanë sjellë asnjë ndihmë. Ndihma
vijnë po mua smë jep askush asgjë. Kanë ardhur të Partisë Demokratike dje dhe
i kanë nda ndihmat në lagjen tjetër ata nuk kanë qenë të përmbytur hiç.
Deputeti i qarkut Shkodër Ilir Beqja, për
interesin e medias u shpreh: Sot përsërisim kërkesën tonë që qeveria e Sali
Berishës pasi i përmbyti këta njerëz duhet tu gjendet pranë dhe i kërkoj
me insistim që të fillojë në mënyrë të menjëhershme një asistencë financiare që
këta njerëz të mund të vazhdojnë jetesën minimale të përditshme.
Ndërkohë i bëj thirrje Sali Berishës, të mos
heqë vëmendjen nga Shkodra, pse raportohet që ka rënë gjysmë metri apo një
metër niveli i ujit në Bunë
Të rinjtë e FRESSH Shkodrës janë angazhuar në
terren prej rreth dy javësh.
Ata në ditëlindjen e forumit të tyre nuk
festuan, por vazhduan të jenë aty pranë familjeve që kanë nevojë për ndihmë:
Në këtë përvjetor të 18 të FRESSH jemi në Shkodër në krah të familjeve
që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet, në vend të organizimit të një feste
në Tiranë. Kontribuojmë për shkodranët e përmbytur në këtë ditë të shënuar për
FRESSH. Falënderojmë ata qindra të rinj që na janë bashkuar dhe do ti
bashkohen forumit rinor të Shkodrës dhe Shtabit të Emergjencës në mbledhjen e
kontributeve, vëzhgimin e zonave dhe ndarjen e ndihmave në këto ditë dramatike
të qytetit tonë.
k.k/NOA