Bashkia e Tiranës reagon ndaj Bumçit: Thotë lakrat që do shefi i tij i Gërdecit dhe digës

Tiranë, 16 janar NOA Zëdhënësja e Bashkisë së
Tiranës, Joana Bushi ka dalë sot pasdite para mediave ku ka reaguar për
deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i cili akuzoi kreun e
bashkisë, Edi Rama se ka kryer manipulime për mbledhjen e ndihmave për zonat e
përmbytura.
Nuk jam këtu për t'iu përgjigjur shërbëtorit
papagall që doli sot në media, për t'i zbukuruar ditët e errëta që shefi i tij
Sali Berisha kalon.
A ka vallë ndonjë shqiptar që beson mynxyrat
që dalin çdo ditë nga goja e mendjeve të çalura të kësaj qeverie? As ata vetë,
jemi të sigurt që nuk e besojnë.
Edhe ata vetë trishtohen kur detyrohen të
përsërisin lakrat që u thotë në telefon shefi i tyre i Gërdecit dhe digës u
shpreh Bushi.
Sipas saj, edhe ata vetë qeshin me baltën që
nxjerrin nga goja, megjithëse kjo nuk ka fare lidhje me baltën, dhe siç shton zëdhënësja
e bashkisë kjo ka lidhje me politikën e larjes së trurit të një populli të
tërë, të talljes me të gjithë ne, nga qeveria e cila luan me inteligjencën e
çdo shqiptari, luan për të fshehur tragjeditë e radhës.
k.k/NOA