Qeveria e Kosoves kundershton marreveshjen KFOR-Beograd per zgjidhjen e krizes ne veri

Komandanti i forcave paqeruajtese ne Kosove gjenerali gjerman Erhard Buhler dhe perfaqesuesit e qeverise se Serbise Borisllav Stefanovic shef i delegacionit te Serbise per bisedime me Kosoven dhe Goran Bogdanovic minister per Kosoven ne qeverine e Serbise kane hartuar mbreme nje marreveshje per tejkalimin e gjendjes aktuale ne veriun e Kosoves. Ajo u hodh poshte nga qeveria e Kosoves.
Ne nje njoftim te KFOR-it thuhet se marreveshja parasheh qe ne vendkalimet kufitare ne Jarine dhe ne Bernjak sistemi i tanishem i kontrollit do te vazhdoje i pandryshuar deri ne mesin e muajit shtator 2011. Nese eshte e nevojshme ky kuader kohor mund te zgjatet. KFOR-i mban komanden dhe kontrollin ne kalimet kufitare
Sipas kesaj marreveshjeje veturat kamionet me peshe deri ne 3.5 tonelata dhe kamionet qe transportojne ndihma humanitare perfshire edhe ushqimet mund te kalojne pas kontrollimit te identitetit dhe atij per arme. Bllokadat rrugore do te hiqen dhe liria e levizjes do te rivendoset.
Ne komunikate thuhet se komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plote e te gjitha institucioneve te perfshira. Kryenegociatori Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic do ta bashkerendojne marreveshjen me presidentin e Serbise dhe autoritetet tjera te perfshira nga pala Serbe. Marreveshja mund te zbatohet gjate diteve ne vazhdim.
Por marreveshja trepikeshe u cilesua e papranueshme nga qeveria e Kosoves. Ne nje komunikate per opinion thuhet se Qeveria e Republikes se Kosoves duke respektuar ne ploteni Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves si shtet sovran dhe i pavarur e autonom ne vendim marrje njofton opinionin publik vendor dhe nderkombetar se kjo projekt marreveshje eshte e papranueshme per Qeverine e Republikes se Kosoves dhe e parealizueshme ne territorin e Republikes se Kosoves. Qeveria e Republikes se Kosoves do te respektoj ne perpikmeri masat e reciprocitetit me Serbine thuhet ne komunikate ne te cilen mirepriten perpjekjet e KFOR-it per zhbllokimin e rrugeve dhe krijimin e nje mjedisi te sigurt per te gjithe qytetaret e Kosoves detyra keto ne perputhje me mandatin qe e ka KFOR-i.
Per Kosoven nuk do te kete kthim prapa ne gjendjen e para 25 korrikut thuhet ne njoftim.
Shefi i delegacionit te Serbise ne bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic ka deklaruar se shpreson qe qeveria ne Prishtine do te kuptoje sa e rendesishme eshte qe situata te qetesohet dhe te dyja palet tu kthehen bisedimeve ndersa e ka cilesuar te demshem qendrimin e qeverise se Kosoves.
Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri ndersa njeri nga vendkalimet u dogj nga protestues serbe. Perfaqesuesit e Beogradit kerkojne kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo qe eshte kundershtuar nga
Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.