E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen nenstacioni Shkodra mbetet pa drita e uje

70 % e qytetit të Shkodrës ka mbetur në errësirë të plotë në momentin e shpërthimit në nënstacionin nr 1 të këtij qyteti. Rreth orës 10 të mëngjezit të sotëm, nënstacioni ka marrë zjarr dhe si pasojë është dëmtuar transformatori i fuqisë 10 mijë volt, ndërkohë që ka shpëtuar ai me fuqi 20 mijë volt.

Si pasojë e kësaj avarie, është kufizuar dhe furnizimi i qytetit me ujë të pijshëm. Forcat zjarrfikëse si dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Disa lagje të qytetit të Shkodrës janë pa energji elekrike, ndërkohë që specialistët po punojnë për riparimin e dëmit dhe rikthimin e energjisë elektrike ndonëse nuk është dhënë akoma një afat kur qyteti i Shkodrës do të ketë furnizim të plotë me energji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›