E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në malin e Borshit, rrezikohen banesat

SARANDË-Një zjarr i fuqishëm që ka rënë prej 5 orësh në malin pranë Borshit po rrezikon te djege banesat e zones.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 18:00 ne nje terren teper te thyer malor dhe po favorizohet ndjeshëm nga era duke u përhapur në zonën me shkurre pranë ullishtave. Banorë dhe pushues kanë lajmëruar zjarrfikëset e Sarandës dhe Vlorës 1 orë pasi kanë vërejtur se flakët janë shtuar, por automjetet e tyre kane mbërritur në vendgjarje pas 2 oresh. Banore prane vatres se zjarrit shprehen se situata eshte teper e veshtire, kurse kreu i zjarrfikeseve dhe ai i komunes se Borshit bene te ditur per TVNews24 se situata nuk paraqitet aq alarmante.
Dyshohet se zjarri eshte vene qellimisht nga barinj te zones. Mësohet se banorët e zonës po mundohen ta shuajnë me mjete rrethanore.
Banoret
Banorë të zonës në një komunikim telefonik për TVNews24 sot ne mbremje treguan se zjarri ka rënë lart në mal ku ka pak banesa të banuara. Nje banore shprehet se banorët kanë marrë batanije dhe kanë lagur tokën rreth shtepive për të mos u afruar flakët. Sipas saj, banorët kanë telefonuar kryetarin e Komunës, prefekturës, zjarrfikëset, por askush nuk ka mbërritur ne kohe për ndihmë. "Po digjemi, cdo gje rreth e rrotull nesh po digjet, dhe terreni eshte shume i thyer. Mendoj se as zjarrfikeset nuk mund te perballojne situaten. Ketu duhet helikopter per te menaxhuar situaten".

Paniku ka përfshirë dhe pushuesit e shumtë që kanë populluar fshatin turistik në këto ditë të nxehta vere.

TVNews24 mëson se flakët e zjarrit janë ende lart në mal kurse pjesa bregdetare është e parrezikuar. Gjithsesi pushuesit arrijnë të shohin me sy të lirë flakë të mëdha dhë tym në pjesën e sipërme të Borshit.

Kreu i zjarrfikeseve
TVNews24 mëson se flakët e zjarrit janë ende lart në mal kurse pjesa bregdetare është e parrezikuar. Gjithsesi pushuesit arrijnë të shohin me sy të lirë flakë të mëdha dhë tym në pjesën e sipërme të Borshit.

Kreu i zjarrfikëseve, Dilaver Laci theksoi në një lidhje telefonike për TvNeës24 se zjarrfikëset ndodhen në zonë dhe do dominojnë situatën për të shpëtuar shtëpitë.

“Në malin e Borshit situata është e tillë, prej 2-3 orësh kanë marrë zjarr kullotat, dhe kemi mundur të ndërhyjmë.
Forcat e zjarrfikëseve janë në zonë dhe po mundohen të shpëtojnë shtëpitë me rezervat e ujit. Ata kanë shtrirë tubat për të mbrojtur shtëpitë. Janë shmangur disa vatra zjarri. Situata nuk është krejt e qetë, por jo alarmante. Era I ka ndryshuar disa herë drejtimin flakëve të zjarrit. Ato forcat e pyjores bashkë me banorët e zonës, bashkë me zjarrfikësit do mundohen të shuajnë flakët”.
Laci përjashtoi mundësinë e shuarjes së flakëve me helikopter.
“Nuk ka ndërhyrje natën me helikopter në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo”. Sipas Lacit, nderhyrja eshte e veshtire per shkak te terrenit te thyer.
Kryetari i Komunes
Kryetari i Komunës, Vladimir Kumi thekson se zjarri është vënë qëllimisht.
“Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga barinj të zonës që në këtë sezon djegin shkurret për hapjen e kullotave të reja”.
Kumi theksoi se situata nuk i është paraqitur alarmante dhe nuk dyshon se gjendja mund të vështirësohet më tej.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, zjarr në ullishtat e fshatit Bunavi Sarandë, në flakë banesat e fshatit Dhivërr

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›