Socialistët klithin për korrupsion - strehohen të tmerruar tek koraca e imunitetit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shprehur dje verbalisht gatishmërinë e forcës që ai drejton, për të kontribuuar për të gjitha reformat e masat e nevojshme, në nivelin kushtetues e ligjor, për të luftuar korrupsionin. Një ditë pas publikimit të sondazhit të IDRA-s për nivelin e korrupsionit në vend, kryesocialisti Rama tha, se “ndoshta asgjë nga ato që tregon studimi i komentuar prej Ambasadorit Ëithers nuk është e re për ne, pasi ne e kemi thënë vijimësisht se në Shqipëri korrupsioni nuk po luftohet". Duke shprehur angazhimin e PS-së në luftën kundër këtij fenomeni, Rama theksoi se PS është absolutisht dakord me pikëpamjen se e gjithë klasa politike duhet të bëjë shumë më tepër në luftën kundër korrupsionit dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë për të gjitha reformat e masat e nevojshme, në nivelin kushtetues e ligjor. Në këtë akudër ai fajësoi kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij, për këtë rritje galopante të korrupsionit, sipas tij, duke theksuar se “Sali Berisha dhe qeveria e tij e kanë mbështetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjalë kundër tij e duke u bërë me vepra të dënueshme e mosveprime të pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral”. Megjithatë i gjithë ky diskurs politik tradhëtohet nga qëndrimi refraktar i lidershipit të selisë rozë kundër projekttit të hershëm të shumicës parlamentare e konkretisht Partisë Demokratike për zhveshjen kolektive të deputetëve nga imuniteti. Nismë e cila vazhdon që ende të ketë kontestime nga PS dhe opozita në tërësi. Ndërkaq dje deputeti demokrat, Bujar Leskaj, kërkoi që grupi parlamentar i PD-së të sjellë me urgjencë në parlament nismën “Për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë”. Nisur nga sondazhi i publikuar një ditë më parë nga IDRA (Institut for Development and Alternatives) mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, deputeti Leskaj shprehu shqetësim lidhur me “rënien
e besueshmërisë së publikut tek politika”. “Besimi i publikut tek politika ka rënë dhe ne duhet të reflektojmë e të japim zgjidhje, duke hartuar një ligj përsa i takon imunitetit. Një ligj i tillë, që do t'i konsideronte deputetët të barabartë para ligjit si të gjithë qytetarët, do t'i përgjigjej zhvillimeve të vendit”- tha deputeti Leskaj. Ai kërkoi nga grupi parlamentar i PD-së të rikthejë me urgjencë në Kuvend nismën për heqjen e imunitetit, duke nënvizuar se kjo nuk do të cënonte të drejtat tona si deputetë, por do të lartësonte politikën shqiptare.