Berisha: Të rishqyrtohet çmimi i tokave
Kreu i Qeverisë i'u referua një rasti konkretqe ankohej se çmimet referuese që ka caktuar qeveria për trojet dhe ndërtesat mbi to në rretheve, për efekt të taksave janë shumë të larta".
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, rishqyrtimin e çmimit të tokave.
Kreu i Qeverisë i'u referua një rasti konkret të një qytetari nga Gjirokastra, ku çmimet referuese që ka caktuar qeveria për trojet dhe ndërtesat mbi to në rastet e rretheve, për efekt të taksave që duhet të paguajnë qytetarët kur i shesin, janë shumë të larta".
"Agjentët tatimorë në mbarë Shqipërinë do të ndërmarrin hetimin e çmimeve të tregut dhe harta e çmimeve të tokave do të dalë mbi bazën e një hetimi serioz me përgjegjësi të plotë. Unë ju garantoj ju se për fatin jo të mirë, akoma në disa rrethe toka nuk shitet as edhe me një euro, ndërsa po të shohësh hartat tona, çmimet janë stratosferike", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "çështja e çmimeve të tregut nuk mund të bëhet pengesë as për investime dhe as për tregun e tokës". "Çmimet e tregut për tokat do të jenë në një hetim periodik. Organi hetimor do të bëjë hetimin e tyre dhe mbi këtë bazë do të përcaktohet harta e çmimeve të tokave", tha Kryeministri Berisha.
Në të njëjtën kohë, Kreu i ekzekutivit kërkoi që "mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të paraqitet ligji në të cilin përcaktohet se investitori i huaj ose vendas që ka blerë pronën mbi bazën e dokumentave të rregullta shtetërore të miratuara në përputhje me ligjet e vendit, është i lirë të të bëjë të gjitha ndërtimet në të, pas aktit të blerjes".
"Çdo parregullsi tjetër do të jetë çështje mes palëve dhe shteti do të qëndrojë në mes, sepse po krijohet grupi i ri i falsifikatorëve dhe gjobvënësve të investitorëve. Investitorët duan mbrojtje absolute dhe shteti shqiptar do tu dalë për zot", vijoi Kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb)