Godinë brenda fakultetit, studentët në protestë
Nga Besian Ajazi
Qindra studentë të fakultetit të ekonomisë në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të një godine private brenda oborrit të fakultetit. Studentët kanë bojkotuar mësimin deri në zgjidhjen e problemit.
TIRANE- Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë bojkotuar procesin mësimor në shenjë proteste kundër ndërtimit të një godine private që po ngrihet në oborrin e këtij fakulteti. Në emër të studentëve, kryetarja e këshillit studentor të fakultetit Etla Bucpapaj, thotë se bojkoti do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
Në këtë protestë, në mbështetje të studentëve kanë qënë edhe pedagogët e tyre. Zv. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Fatmir Memaj thotë se kjo godinë e cila do të shërbejë si universitet privat ka vite që shqetëson fakultetin dhe studentët.
Ndërtimi i kësaj godine disa herë është pezulluar nga autoritetet përgjegjëse por një javë më parë subjekti privat rinisi punimet, veprim i cili coi në protesta studentët dhe pedagogët.
(e.n/News24/BalkanWeb)