E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ngritja e një agjensie koncesionare

Një projektligj që parashikon ngritjen e një agjencie për koncensionet është miratuar sot nga Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese. Kjo strukturë e re, do të verifikojë zbatimin e procedurave koncesionare, si dhe do të monitorojë ecurinë e koncensionecve. 

TIRANË-Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin që parashikon ngritjen e një agjencie për koncensionet. Kjo strukturë e re do të mbledhë dokumentacion për koncensionet që do të jepen, do të verifikojë zbatimin e procedurave koncesionare, si dhe do të monitorojë ecurinë e koncensionecve, duke raportuar një herë në gjashtë muaj në parlament. Krijimi i kësaj agjencie lindi si domosdoshmëri për shqyrtimin e ankesave pas koncensioneve të shumta të dhëna vitet e fundit, vecanërisht në sektorin e energjisë elektrike.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›