Banorët e Vaut të Dejës kërkojnë dëmshpërblim pas 37 vjetësh
• SHKODER – Ndërsa pritet të nisë zbatimin projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës në Bushat, banorët e dy lagjeve në Vaun e Dejës kanë kërkuar rikompensimin e pronave të tyre.
Ata janë shpërngulur prej pronave në fillim të viteve 1970, me nisjen e ndërtimit të HC-it të Vaut të Dejës, por deri sot nuk kanë marrë kompensimin që u takon. Nisur nga kërkesa e banorëve të Ashtës, që çështja e shpronësimit të zgjidhet sa më shpejt, kanë reaguar dhe banorët e qytetit. Ata kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë dëmshpërblim pas shpërnguljes nga tokat e tyre, ku në vitin 1971 u ndërtua hidrocentrali. Tashmë, ata kanë menduar të ngrenë zërin dhe të kërkojnë një të drejtë që iu është mohuar për vite me radhë. Përveç banorëve që u shpërngulën nga banesat e tyre pas ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, në një zonë që sipas tyre, mbart shumë probleme ekonomike, ndihen të frikësuar në lidhje me procesin e kompensimit dhe banorët e tjerë që do preken nga ndërtimi i hidrocentralit më të ri në kaskadën e lumit Drin. Frika e tyre e ka burimin në eksperiencën e rreth 37 viteve më parë, kohë kur u ndërtua dhe hidrocentrali i Vaut të Dejës. Të gjithë ata që kishin tokat dhe shtëpitë në vendin ku u ndërtua ky hidrocentral, u shpërngulën nëpër disa baraka aspak të përshtatshme ku një pjesë e mirë jeton akoma edhe sot. r.d