E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori britanik Sherbimi i proves nje histori suksesi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon përshëndetën përfundimin me sukses të projektit të binjakëzimit të Shërbimit të Provës .
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në fjalën e tij e velrësoi këtë si një ndër reformat më të suksesshme që ndërmori Qeveria Shqiptare përgjatë këtyre viteve të fundit mbi reformimin e drejtësisë penale.
Sipas tij reforma në drejtësisë penale ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes së gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe në trajtimin dhe të drejtat e individëve në veçanti duke pasur prioritet të vecantë rritjen ec sigurisë publike.

Me kryerjen e kësaj reforme buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 30 milionë euro në vit. Statistikat tregojnë se nga shërbimi i provës kanë përfituar rreth 4000 të dënuar nga 8000 gjithsej.

Edhe ambasadori britanik në fjalën e mbajtur me këtë rast vlerësoi reformën në Shërbimin e Provës si një histori suksesi për Shqipërinë. Sipas tij ky shërbim ka arritur sukses ne objektivat e tij duke reduktuar popullsinë në burgje dhe duke i ofruar gjykatave alternativa të besueshme dhe efektive kundrejt burgimit,

Ambasadori Cannon vlerësoi disa nga idetë e Ministrit Halimi për reformën në burgje, duke shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në nismën për privatizimin e burgjeve të sigurisë së ulët dhe transportin e të burgosurve të sigurisë së ulët.

“Unë mendoj se disa nga iniciativat e fundit të Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë krijimin e Shërbimit të Provës, janë interesante dhe të rëndësishme.Ato i shërbejnë publikut në mënyra konkrete që prekin jetën e përditshme të individëve dhe kontribuojnë në procesin e integrimit evropian, që i përgjigjet vullnetit demokratik të popullit shqiptar. Unë shpresoj se ky projekt do të veprojë si një shembull për projektet e tjera të reformës institucionale, si në sektorin e drejtësisë dhe më gjerë. Dhe unë mund t'ju siguroj se vendi im është i vendosur për të dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe më të gjerë në këtë proces.” – theksoi ambasadori britanik.

Në përfundim të ceremonisë Ministri falënderoi asistencën e shkëlqyer të ofruar në kuadër të Tëining Project të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe OSBE, si dhe delegacionin e BE Europian, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer të dhënë në drejtim të ngritjen së shërbimit të provës dhe ngritjen e Mbikëqyrjes Elektronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›