E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane goditet me karrige nje mjek ne QSUT

Me karrige Aleksis Brauka ka goditur në kokë ndihmësmjekun e shërbimit të urologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Ruzhdi Merja.
Ndihmës mjeku po zbriste shkallët pas debatit me pacientin nga Berati, i cili për të dytën ditë radhazi nuk kishte arritur të merrte shërbim.

Ndërpreja e energjisë elektrike ka bërë që në këtë shërbim të pezullohen edhe gjashtë operacione të tjera.

Ndihmësmjeku i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut.

Ndërkohë që agresori sipas burimeve të abc neës në komisariatin numër 4 të cilët kanë komunikuar me familjarët pritet të vetëdorëzohet në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›