E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori danez i dorëzon Ministrit Hyseni kredencialet

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur sot në një takim, Ambasadorin jo-rezident të Danimarkës në Kosovë, Karsten Ankjaer Jensen.

Ambasadori Jensen, me rezidencë në Tiranë, i ka dorëzuar Ministrit Hyseni kopjen e letrave kredenciale. Ministri e ka falënderuar Ambasadorin danez për ndihmën dhe mbështetjen që Danimarka i ka ofruar Kosovës.

Në takim është folur edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për intensifikimin edhe më të madh të këtyre marrëdhënieve dhe kërkimin e mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë veçanërisht investimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›